☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.08 ▲2.74%
ARI 4,824 ▼1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,028 ▼ -4.09% ETH $2,190 ▼ -5.65% XRP $1.4625 ▼ -3.97% SOL $90.3000 ▼ -4.71%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.08 ▲2.74 % ARI 4,824 ▼1.48 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.08 ▲2.74 % ARI 4,824 ▼1.48 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Bizneset e huaja “pushtojnë” Tiranën, mbizotëron tregtia

Të huajt vijnë kryesisht në Shqipëri për të bërë tregti dhe janë të përqendruar më shumë në Tiranë. Sipas të dhënave të tremujorit të tretë të vitit 2016, të Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezultoi se ushtronin aktivitetin e tyre 9,377 kompani nga të cilat rreth 75% e tyre rezultojnë të jenë me pronësi të huaj dhe 25% me kapital të përbashkët, të huaj dhe shqiptar.

Të dhënat i referon Agjencia e Zhvillimit të Investimeve.

Po sipas të njëjtit burim, referuar kompanive sipas qarkut, rezulton se ato janë përqendruar kryesisht në Qarkun e Tiranës (6,385 kompani), duke u ndjekur nga Qarku i Durrësit (1,080 kompani),  në vendin e tretë renditet Qarku i Vlorës  me 427 kompani, duke u ndjekur nga Qarku i Korçës me 296 kompani, i Shkodrës me 284, i Fierit  me 222 dhe Qarku i Elbasanit me 217, ndërsa Qarku i Dibrës, Beratit dhe Kukësit rezulton me numrin më të vogël të kompanive.

Ndërsa referuar shpërndarjes së kompanive, sipas aktivitetit ekonomik, rezulton se aktivitetet ekonomike që kanë numrin më të madh të kompanive aktive të regjistruara pranë QKB-së janë: tregtia me rreth 29% të totalit, industria përpunuese me rreth 14%, ndërtimi me rreth 9% dhe aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me rreth 7% të totalit.

Sipas analizës së AIDA-s, kohët e fundit vihet re përfshirja e investitorëve të huaj në sektorë si shërbimet financiare dhe ato të telekomunikacionit.

Kjo e fundit ka ngritur Qendrën e Shërbimit ndaj Investitorit, përmes së cilës realizon edhe anketime për të identifikuar problematikat e klimës së investimeve në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.