A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim
Ditën e nesërme paradite Shoqata e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban do...
13 Apr 2026Ditën e nesërme paradite Shoqata e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban do...
13 Apr 2026
Bota Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rritje të menjëhershme dhe të ndjeshme pas...
13 Apr 2026
Ekonomia Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të nisin një bllokadë detare ndaj të gjitha porteve...
13 Apr 2026
Sporti Kombëtarja shqiptare e futsalit e ka mbyllur në vendin e dytë raundin paraeliminator të Grupit E...
13 Apr 2026
Futbolli ne Kosove Kombëtarja e Kosovës në futsall ka siguruar vendin e parë në Grupin D të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2028, duke vazhduar me sukses rrugëtimin drejt fazës së ardhshme kualifikuese. Në ndeshjen vendimtare për pozitën e parë në grup, të zhvilluar të dielën mbrëma në Igalo, ndaj nikoqirit, Malit të Zi, Kosova barazoi 3:3 në një përballje dramatike deri në sekondat e fundit. Golin e barazimit për Dardanët e realizoi Drilon Haxhijaj, vetëm 18 sekonda para përfundimit të takimit. Dy golat e tjerë për Kombëtaren e Kosovës i shënuan Drilon Maxharraj dhe Shqiprim Imeri. Me këtë rezultat, Kombëtarja e Kosovës e mbyll grupin në vendin e parë me shtatë pikë, aq sa grumbulloi edhe Mali i Zi, por me goldallim më të mirë. Austria e përfundoi garën në vendin e tretë me tri pikë, ndërsa Gjibraltari mbeti pa pikë. Në dy ndeshjet paraprake, Kosova kishte shënuar fitore bindëse, duke mposhtur Gjibraltarin me rezultat 11:0 dhe Austrinë me shifrat 6:3. Përzgjedhësi Agon Ramadani u shpreh i lumtur me arritjen e objektivit në këtë fazë të parakualifikimeve. “Jam shumë i kënaqur me të gjithë lojtarët, pa përjashtim. Secili ka kontribuar në këtë sukses. Kemi ardhur këtu me synimin jo vetëm për t’u kualifikuar, por edhe për të përfunduar të parët e grupit dhe këtë objektiv e kemi arritur. Kosova po paraqitet gjithnjë e më mirë dhe po përballet me dinjitet në çdo ndeshje e ndaj çdo kundërshtari. Përgëzime për Federatën, stafin si dhe lojtarët, të cilët janë më meritorët për këtë arritje. Kemi ndërtuar një standard të ri, ku përveç kualifikimit kemi arritur edhe vendin e parë në grup. Kjo është hera e parë që e arrijmë një gjë të tillë si shtet që nga pranimi në UEFA e FIFA”, ka thënë Ramadani. Kombëtarja e Kosovës tashmë ka siguruar kualifikimin në raundin kryesor (Main Round), ndërsa shorti për këtë fazë do të hidhet më 19 qershor. Sipas formatit të kualifikimeve të Botërorit, 12 fituesit e grupeve nga “Main Round” do të avancojnë në “Elite Round”, së bashku me katër përfaqësueset më të mira të vendeve të dyta. Ndërkohë, tetë përfaqësueset e tjera nga vendi i dytë do të kërkojnë kualifikimin përmes ndeshjeve të “play-off”-it.
13 Apr 2026
Futbolli ne Kosove Me dy golat e tij kundër Rayo Vallecano, sulmuesi i Kosovës është bërë golashënuesi më i...
13 Apr 2026
Futbolli ne Kosove Drita ka shënuar fitore shumë të rëndësishme me përmbysje të rezultatit ndaj Ferizajt, në kuadër të javës së 28-të në Albi Mall Superligë, duke triumfuar 2:1 në shtëpi. Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 18-të, kur Kushtrim Shabani realizoi pas një harkimi që përfundoi në rrjetë, duke befasuar portierin Faton Maloku. Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm. Në minutën e 36-të, Vesel Limaj barazoi me një supergol nga distanca, duke rikthyer baraspeshën. Në pjesën e dytë, Drita rriti presionin dhe në minutën e 82-të arriti golin e fitores, kur Liridon Balaj u tregua i saktë para portës për rezultatin përfundimtar 2:1. Me këtë fitore, Drita forcon pozitën e parë në tabelë, duke krijuar një diferencë prej pesë pikësh ndaj ndjekësit më të afërt, Ballkanit. Ky i fundit ka lëshuar dy pikë të rëndësishme në garën për titull, pasi u ndal në barazim 1:1 në shtëpi nga Gjilani. Skuadra nga Suhareka kaloi në epërsi herët, me golin e Almir Kryeziut në minutën e 11-të. Ndeshja u karakterizua nga ritëm i lartë dhe raste nga të dyja skuadrat, por pa konkretizim deri në minutat e fundit. Kur gjithçka dukej se po përfundonte me fitore të Ballkanit, Armend Thaqi realizoi në minutën e 90-të ndaj ish-skuadrës së tij, duke siguruar një pikë të rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga Debatik Curri, e cila tani ngjitet në pozitën e tretë me 43 pikë. Në ndeshjen tjetër, Drenica ka marrë tri pikë shumë të vlefshme në luftën për mbijetesë, duke mposhtur Llapin me rezultat minimal 1:0 në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Skuadra nga Skenderaj ishte më kërkuese gjatë gjithë takimit dhe gjeti golin e fitores në minutën e 70-të, kur Kreshnik Uka realizoi pas një aksioni të ndërtuar mirë. Pas kësaj fitoreje, Drenica arrin në kuotën e 32 pikëve, aq sa ka edhe Llapi, duke e bërë edhe më të fortë garën për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar. Dje Prishtina e Re triumfoi ndaj Malishevës, duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë, ndërsa nesër zhvillohet ndeshja e fundit e kësaj jave, ku ballafaqohen Prishtina dhe Dukagjini.
13 Apr 2026
Opinion Në fshat ishte një rrugaç. Të gjithë e njihnin. Të gjithë i shmangeshin dhe të gjithë...
12 Apr 2026
Ekonomia Qeveria, përmes një grupi ndërinstitucional të drejtuar nga Ministria e Financave, ka finalizuar projektligjin e ri...
12 Apr 2026
Kronika Policia e Vlorës zbardhi sot në mbrëmje (12 prill) detaje nga ngjarja tragjike e ndodhur në...
12 Apr 2026