Zgjedhjet lokale 2015

Bojaxhi: E ardhmja nuk i takon sehirxhinjëve, por atyre që guxojnë

Kandidati i Pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, në një takim me pjestarë të “Ne Tirana”, tha se ajo që i bashkon është fakti se guxojnë të veprojmë dhe e dinë që e ardhmja nuk i takon sehirxhinjëve dhe spektatorëve, por atyre që guxojnë të veprojnë.

“Pas çerek shekulli ne nuk mund të pranojmë si të mirëqënë tezat e politikanëve, analistëve, mediave të kapura; se kemi një sistem që nuk mund t’a ndryshojmë dhe duhet t’i nënshtrohemi dhe se në këtë vend nuk ka njerëz të ndershëm. Ne jemi të ndershëm dhe kemi kurajo të vendosim sesi do qeverisim”, tha Bojaxhi.

gjergj 1Jam i bindur – tha Bojaxhi – se ne kemi kuptuar që tashmë kemi ndryshuar historinë politike të këtij vendi, ashtu pa bujë, pa zhurmë. “Çdo votë e juaja apo miqve tuaj është sot më e rëndësishme se kurrë. Ky nuk është takim përmbyllës por fillimi i një ndryshimi të madh historik”, u shpreh ai.

Bojaxhi theksoi se kjo nismë ka korrur një fitore shumë të madhe pasi ka treguar se njerëzit janë më të rëndësishëm sesa paraja. “E gjithë fushata prej dy muajsh kushtoi 30 mijë euro, aq sa kushton vetëm një orë e fushatave e kandidatëve politikë. Treguam se në këtë vend ka akoma njerëz idealistë të cilët zgjedhin të drejtën pa marrë parasysh koston dhe pa pritur të marrin mbrapsht ndonjë gjë”, tha Bojaxhi.

gjergj 3Në fund të fjalës së tij Bojaxhi tha se ne një vend ku mbizotëron frika, u dha shembulli se kurajoja jonë qytetarë është më e madhe se gjithçka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button