🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,955 ▲ +0.06% ETH $2,055 ▼ -0.07% XRP $1.3205 ▲ +1.72% SOL $80.4600 ▲ +1.95%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Bonot e thesarit dominuan tregun sekondar të letrave me vlerë në 2015-ën

tVolumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të qeverisë gjatë vitit 2015 u dominua në masën 72.73% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 27.27% ishin instrumente afatgjatë (obligacione).

Sipas raportit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për sa i takon numrit të transaksioneve, 86.66% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë vitit 2015 flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 67.27% dhe 16.62% kundrejt volumit të përgjithshëm. Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 98.65% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

Dy grupet e transaksioneve

Transaksioni i llojit “shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë vitit 2015, ka pasur një rritje prej 562 milionë lekë ose 7.82% krahasuar me vitin 2014 dhe numri i transaksioneve është rritur në masën 23.51%. Transaksioni i llojit  “blerje para afatit të maturimit” gjatë vitit 2015 ka pasur një ulje prej 641.08 milionë lekë ose 19.25% krahasuar me vitin 2014, ndërsa numri i transaksioneve është ulur në masën 18.77%. Krahasuar me vitin 2014, vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të marra së bashku me rreth 79 milionë lekë./a.gjonaj/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.