Bota

Bota kthen sytë nga Londra

Bota i ktheu sytë e tronditur nga Londra pas goditjes që kryeqyteti britanik mori në zemër të tij. Sulmi ndodhi në një qytet të përballur me terrorin edhe në të shkuarën, e për rrjedhojë të pergatitur ndaj tij me masa të forta sigurie e vigjilencë të lartë.

Por paparashikueshmëria e akteve të tilla, pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve, mbetet e lartë. Vendit iu ofrua menjëherë solidariteti i aleatëve.

Zëdhenësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer u shpreh se Presidenti, Donald Trump foli në telefon me Theresa Mayn dhe po e ndjek me vëmendje maksimale situatën në Londër.

“Londra dhe Qeveria e mbretërisë britanike kanë mbështetjen e plotë të qeverisë amerikane për gjetjen e përgjegjësve dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë”, u shpreh ai.

Vetë Trump shkroi në Twitter se May është një lidere e fortë dhe se po ia del mbanë shumë mirë. Kreu i Komisionit Europian, Jean Claude-Juncker tha se “ky është një sulm terrorist,  por edhe nëse nuk rezulton i tille, asgjë nuk ndryshon për viktimat e tij”.

“Jam me mendje tek ata, minutë pas minute. Kjo ishte një ditë e veçantë edhe në Bruksel, sepse saktësisht një vit më parë përjetuam sulme të tilla dhe këtu. Nuk gjej dot fjalë për të shprehur hidhërimin që ndjej. Jam i sigurte se nuk ka francez që të mos jetë prekur në këtë ditë”, deklaroi nga ana tjetër, Presidenti francez, Francois Hollande.

Duhet të kuptojmë, shtoi ai, se terrorizmi na prek të gjithëve, dhe ne ne francen e goditur së fundmi, e kuptojmë mirë se vuajtjen e njerëzve në Britaninë e Madhe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button