☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,334 ▲ +0.67% ETH $2,066 ▲ +0.72% XRP $1.3152 ▲ +0.02% SOL $80.8000 ▲ +0.69%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

Bota, në krizën më të madhe humanitare që nga ’45

Bota përballet me krizën më të madhe humanitare që prej vitit 1945, paralajmërojnë Kombet e Bashkuara, duke apeluar për ndihmë në mënyrë që të shmanget një katastrofë e vërtetë.

20 milionë vetë rrezikojnë të vdesin nga uria në Jemen, Somali, Sudanin e Jugut e Nigeri raporton shefi i çështjeve humanitare në OKB, Stephen O’Brien.

Unicef-i e ka deklaruar tashmë se fëmijët që rrezikojnë të humbin jetën në këtë mënyrë, janë plot 1.4 milionë. Sipas O’Brien, që të shmanget fatkeqësia, deri në muajin korrik duhen mbledhur $4.4 miliardë dollarë.

“Jemi që tani në një pikë kritike të historisë. Që në fillimin e vitit, përballemi me krizën më të madhe humanitare të regjistruar ndonjëherë që nga krijimi i Kombeve të Bashkuara. Pa përpjekje të përbashkëta dhe të koordinuara globale, njerëzit thjesht do të vdesin nga uria e shumë të tjerë do të vuajnë, do të shuhen nga sëmundjet”, tha Stephen O’Brien, shef i çështjeve humanitare, OKB.

Një apel të ngjashëm e drejtoi muajin e kaluar dhe sekretari i Përgjithshëm i organizatës, Antonio Guterres.

Ai shpjegoi se pavarësisht premtimeve të mëdha, OKB-ja deri atëherë nuk kishte marrë veçse 90 milionë dollarë fonde.

Mjaft problematike paraqitet situata në Jemen, ku besohet se mesatarisht çdo 10 minuta, një fëmijë vdes nga sëmundje të parandalueshme, ndërsa gjysmë milioni të mitur në këtë vend vuajnë nga kequshqyerja akute.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.