☁️
Tiranë 10°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,792 ▼ -0.14% ETH $2,235 ▼ -0.37% XRP $1.1603 ▼ -1.47% SOL $89.4000 ▼ -1.01%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Sporti

Botërori i patinazhit artistik, Malinin dhe Sakamoto nuk kanë rivalë

Patinatori amerikan Ilia Malinin është shpallur kampion bote, në përfundim të konkurrimit të tij në botërorin e zhvilluar në Pragë. Ky është titulli i tij i tretë radhazi. Në 02 Arena të Pragës, në praninë e 15 mijë spektatorëve, Malinin shkëlqeu teksa vallëzonte në akull, duke mahnitur spektatorët, pas një një performance dominuese teksa kreu 6 rrotullime të katërfishta.

Ky në Pragë ishte një rikthim i tij i shkëlqyer pas humbjes tronditëse në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, duke treguar dominimin e tij në patinazhin artistik për djem. 21-vjeçari realizoi një koreografi të pastër, pa asnjë gabim, për të siguruar medaljen e artë duke grumbulluar 329.40 pikë. Pas tij u renditën dy japonezët Yuma Kagiyama me 306.67 pikë dhe Shun Sato me 288.54 pikë.

Në konkurrimin për vajza, japonezja Kaori Sakamoto shkëlqeu me performacën e saj pa asnjë të metë, duke fituar titullin botëror për herë të katërt radhazi. Asnjë nuk e ka arritur këtë më parë përveç patinatoreve ruseve.  Kjo ishte e paraqitja e saj e fundit, pasi Kaori e mbylli karrierën e saj të shkëlqyer në një mënyrë mahnitëse dhe me një rekord personal pikësh, 238.28. Në vendin e dytë u rendit japonezja tjetër Chiba Mone me 228.47 pikë dhe në vendin e tretë belgja Nina Pinzarrone me 215.20 pikë.

Në konkurrimin çift, kampionët olimpikë, Fornie-Cizeron nga Franca rikonfirmuan formën e tyre të mirë teksa fituan edhe titullin kampion bote, pas performancës së tyre të shkëlqyer në Pragë.

The post Botërori i patinazhit artistik, Malinin dhe Sakamoto nuk kanë rivalë appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.