☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $59,581 ▲ +1.64% ETH $1,669 ▲ +3.16% XRP $0.9215 ▲ +2.22% SOL $69.5400 ▲ +1.46%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Teknologji

Musk dhe OpenAI përballen në gjyq historik prej 134 miliardë dollarësh

Një nga betejat më të mëdha ligjore në botën e teknologjisë ka nisur mes Elon Muskut dhe kompanisë OpenAI, me një padi që kap vlerën e rreth 134 miliardë dollarëve dhe që pritet të zgjasë disa javë në Kaliforni.Çështja gjyqësore ka në qendër akuzat e Muskut se OpenAI ka devijuar nga misioni i saj fi…

Një nga betejat më të mëdha ligjore në botën e teknologjisë ka nisur mes Elon Muskut dhe kompanisë OpenAI, me një padi që kap vlerën e rreth 134 miliardë dollarëve dhe që pritet të zgjasë disa javë në Kaliforni.

Çështja gjyqësore ka në qendër akuzat e Muskut se OpenAI ka devijuar nga misioni i saj fillestar jofitimprurës për të zhvilluar inteligjencë artificiale në të mirë të njerëzimit, duke u shndërruar në një kompani me qëllime fitimi dhe duke forcuar bashkëpunimin me Microsoftin.

Në proces pritet të dëshmojnë figura të rëndësishme të Silicon Valley, përfshirë edhe CEO-n e Microsoft-it Satya Nadella, si dhe drejtues të tjerë të OpenAI dhe ish-bashkëpunëtorë të saj.

Musk kërkon kompensim financiar të madh dhe ndryshime në strukturën e kompanisë, përfshirë largimin e drejtuesve aktualë, ndërsa OpenAI i ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur të pabazuara dhe të motivuara nga rivaliteti në industrinë e inteligjencës artificiale.

Çështja po konsiderohet si një përballje vendimtare për të ardhmen e qeverisjes së inteligjencës artificiale dhe për mënyrën se si kompanitë teknologjike menaxhojnë misionet e tyre fillestare në një treg gjithnjë e më konkurrues. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.