🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,864 ▼ -0.53% ETH $2,032 ▼ -0.99% XRP $1.2893 ▼ -1.63% SOL $78.9300 ▼ -1.46%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

BQE përfundon me sukses programin e asistences teknike me BSH-në

bqe4Banka Qendrore Evropiane (BQE), së bashku me 11 banka qendrore të Sistemit Europian të Bankave Qendrore, përfundoi me sukses një program asistence teknike me Bankën e Shqipërisë.

Synimi i programit ishte mbështetja e Bankës së Shqipërisë në procesin e përafrimit me rregullat, procedurat dhe standardet e bankingut qendror në Bashkimin Evropian. Programi i financuar nga Komisioni Evropian filloi më 17 prill 2014 dhe u implementua nga BQE në partneritet me bankat qendrore të Gjermanisë, Francës, Italisë, Maltës, Holandës, Austrisë, Portugalisë, Sllovenisë, dhe Sllovakisë. Gjithashtu, programi u mbështet edhe me ekspertë nga bankat qendrore të Bullgarisë dhe Republikës Çeke.

Përgjatë gjashtë muajve të zbatimit, ekspertë nga BQE-ja dhe bankat qendrore pjesëmarrëse në program vlerësuan dhe analizuan 13 funksione të Bankës së Shqipërisë në krahasim me standardet dhe politikat e BE-së e ato ndërkombëtare. Siç u theksua nga Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë,  Elisabeta Gjoni, programi i bashkëpunimit me BQE ishte një kontribut i rëndësishëm në përshpejtimin e harmonizimit të praktikave të Bankës së Shqipërisë me standardet evropiane dhe forcimin e kapaciteteve administrative të institucionit, në dobi të ekonomisë shqiptare në përgjithësi. Banka e Shqipërisë u angazhua të implementojë rekomandimet e paraqitura në raportin përfundimtar të programit, duke i përfshirë ato në planet e veta strategjike dhe operacionale.

Një formë e tillë bashkëpunimi kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve ekzistuese dhe zgjerimin e rrjetit të bashkëpunimit midis Bankës së Shqipërisë, bankave qendrore të rajonit dhe Eurosistemit. Ndër faktorët kryesorë të suksesit të programit ishin shkalla e lartë e përgjegjësisë të treguar nga Banka e Shqipërisë, niveli i lartë i besimit, profesionalizmit dhe dedikimit të ekspertëve vendas dhe të huaj të angazhuar gjatë gjithë kohëzgjatjes së programit.

Përfundimi i këtij programi përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të pavarësisë, transparencës, llogaridhënies dhe profesionalizmit të Bankës së Shqipërisë, si dhe për nxitjen e stabilitetit monetar dhe financiar në vend

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.