Politika

Braçe: Kush ka para pa hesap del nga burgu

Demokratja

Doda: Golemi u la në burg. Drejtësia veproi me dy standarde, KLD-ja të ndërhyjë

braceMenjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për lënien në arrest shtëpie të Fullanit, kanë reaguar deputeti i PS-së, Erjon Braçe, dhe deputetja e PD-së, Mesila Doda. Këta ishin të vetmit parlamentarë që reaguan menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Socialisti Braçe e ka cilësuar si një turp këtë akt të trupës gjyqësore. “E nxorën!! Nuk mund ta mbanin dot më! Kjo është gjykata në Shqipëri! Inspektorin e përgjithshëm e lanë në burg, inventarizuesit e parave të vjedhura që nuk zbuluan vjedhjen i liruan, njeriun që i emëroi inventarizues të parave të vjedhura që nuk u zbuluan, sërish e liruan!! Turp e faqja e zezë!! Kjo vetëm drejtësi nuk është!”, shkruan Braçe në “Facebook”. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë ndërkohë ka qenë tepër i ashpër në këtë reagim, duke e lidhur këtë vendim me ndikimin që ka Fullani në politikë. “Kjo është kështu: Kush ka shokë me pushtet politik, mediatik, ekonomik, kush ka pjesë në Gjykatën e Lartë, në fund – kush ka para pa hesap, del nga burgu!! Kush është i lidhur me të, del nga burgu!! Të tjerët jo!! Ky është pushteti real në këtë vend!”, përfundon Braçe komentin e tij. Nënkryetari i grupit të PS-së ka qenë një ndër më të ashprit për sa i përket skandalit të ndodhur në Bankën e Shqipërisë. Në një postim të dytë, Braçe shkruan: “Më e keqja është se hetimi u shkatërrua përfundimisht!! Jo për shkak të Prokurorit! Pabarazia e vendimit të sotëm është e qëllimshme po e po, por mbi të gjitha synon:

të shkatërrojë hetimin, të dekurajojë të gjithë ata që dinë dhe bashkëpunonin për të zbardhur mekanizmin e vjedhjes dhe përmasën e saj, të bëjë të heshtin të gjithë ata që dinë e mund të dëshmonin se si mbi 7 milionë dollarë kanë hyrë në qarkullim”. Më tej e cilëson vendimin e gjykatës si një mesazh për t’u mbyllur gojën atyre që kanë pasur mendime të ndryshme mbi skandalin e bankës. “Vendimi i sotëm është mesazh për të gjithë: Heshtni! Ai u lirua, si duhet me kujt hetimi! Ose më saktë, i duhet hetimi vetëm atij, për të dalë i pafaj!”, shprehet Braçe.

Doda

Mesila-Doda-640x479Deputetja e PD-së, Mesila Doda, ishte e vetmja nga demokratët që reagoi ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për ndryshimin e masës së arrestit ndaj ish-guvernatorit Ardian Fullani. Deputetja e cilëson jo normale, “lirimin” e Fullanit dhe lënien në arrest me burg të ish-kryeinspektores Elivar Golemi. “Para disa muajsh ishim së bashku me zonjat e tjera të Parlamentit në burgun e grave. Shqetësimi i tyre më i madh ishte pamundësia për një drejtësi të barabartë dhe trajtim të njëjtë me burrat. Nisur nga ky shqetësim, u bë një punë e mirë për të futur gratë në listën e amnistisë së vjetshme Po sot, çfarë kuptimi ka drejtësi e barabartë për të gjithë??? A ka kuptim Elivar Golemi në arrest me burg, ndërsa Fullani është jashtë? Nuk ka as rrezik publik e as mundësi për të tjetërsuar provat zonja Golemi, ndaj justifikim për trajtim ndryshe nuk ka. Me këtë rast, ftoj KLD-në të vlerësoj dy standardet e gjykimit dhe të gjitha shoqatat në dobi dhe mbrojtje të gruas të trajtojnë dhe shprehën për këtë rast”, shkruan Doda në faqen sociale. Këtij postimi i është bashkuar dhe deputetja e PD-së, Voltana Ademi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button