Bregu kundër bojkotit: Pas kësaj situate detyra kryesore e çdo demokrati është rindërtimi i PD
Majlinda Bregu e ngriti sërish zërin kundër qëndrimit të Partisë Demokratike ndaj zgjedhjeve të 18 qershorit. Në mbledhjen e përbashkët të grupit parlamentar dhe kryesisë, ish-ministrja e Integrimit është shprehur kundër mospjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje.
Gjë qe e konfirmoi edhe para mediave, duke shprehur mosdakordësinë e saj disa prej vendimeve të fundit të Partisë Demokratike.
“Nuk e gjej me vend që të hesht përpara një situate më e renda që ka kaluar PD, nuk e gjej me vend mospjesëmarrjen në zgjedhje. Një frikë nuk më ndahet. Mos ndoshta po i japim alibi, Edi Ramës dhe mazhorancës që të mbretërojë në qetësi të pashoqë në parlamentin tjetër. Kjo po na vë në vështirësi me miqtë tanë ndërkombëtarë që nuk na kanë lënë vetëm as në ’97. Nuk besoj që zgjedhje që nuk zhvillohen duhet të konsiderohen fitore, siç është ajo e Kavajës. Mosbindja civile jashtë institucioneve nuk e bën PD më të madhe”, tha ndër të tjera Majlinda Bregu.
Por dy miqtë e dikurshëm, që iu bashkuan në të njëjtën kohë në 2005-ën Partisë Demokratike, tani duket se nuk kanë asgjë të përbashkët. Madje as sesi quhet mos regjistrimi i opozitës në zgjedhje.
“PD kurrë nuk ka marrë dhe nuk do të marrë një vendim për bojkot dhe mospjesëmarrje në procesin zgjedhor. Beteja bëhet për të marrë pjesë në zgjedhje. për të drejtat e qytetarëve për të zgjedhur të lirë. Asnjë kritikë nuk është marrë. Është shprehur një mendim nga një anëtar i kryesisë. I bazuar në një premisë të gabuar, ajo e mospjesëmarrjes në zgjedhje”, është shprehur Basha.
Megjithatë, ky ishte rasti që Basha t’i tregonte Bregut se vendimet i merr shumica.
“Mendimet do të rrihen, kjo Parti Demokratike ekziston është themeluar dhe do të vijojë të ekzistojë që çdo kush të thotë mendimin e tij. Por pasi janë thënë mendimet, pasi sheshohen argumentet, merren vendimet”, tha Basha.
Por edhe Majlinda nuk duket se do të rrijë duarkryq. Mesazhin e parë e dha pas mbledhjes së grupit. “Pas kësaj situate detyra kryesore e çdo demokrati është rindërtimi i PD”, thotë ajo.
A është ky një mesazh se Majlinda Bregu mund të sfidoje Lulzim Bashën për kreun e Partisë Demokratike, mandati i të cilit skadon më 22 korrik? Kjo është herët të thuhet, por pas thyerjes së heshtjes, asgjë nuk përjashtohet nga axhenda e ish-ministres së Integrimit.
Majlinda.Kopeja e hajduteve te Ilir Metes,Sali berishes Edi Rames adriatik Llallakrijuan tragjedine me te madhe per shqipetaret ne vitin 2017 per te sabotuar jeten e shqipetareve,reformen ne drejtesi.Nuk u gjet nje shqipetar ta shpetonte popullin shqipetar.Te sillet NATO NE Tirane dhe te behet pastrimi i hajduteve,