☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.18 ▲1.26%
ARI 4,584 ▲0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,163 ▼ -1.93% ETH $2,019 ▼ -1.75% XRP $1.3083 ▼ -3.03% SOL $80.5700 ▼ -4.25%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.18 ▲1.26 % ARI 4,584 ▲0.59 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.18 ▲1.26 % ARI 4,584 ▲0.59 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Brenda qershorit plani kombëtar i rimëkëmbjes, Teatri Kombëtar pjesë e tij

“Bashkisë së Tiranës i kemi dhënë garancinë sovrane dhe shumë shpejt ajo shpresoj se do të konkludojë një marrëveshje me institucionet financiare ndërkombëtare që do të jetë shumë e favorshme dhe e mundur që të financohet edhe Teatri Kombëtar”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë televizive, Kryeministri Rama theksoi se “sigurisht nuk mund ta linim Shqipërinë pa Teatër Kombëtar, sepse zbuluam papritur që tokë ishte e shumë idhtarëve të Shekspirit e Molierit që papritur e pa kujtuar u ndjenë të terrorizuar nga fakti që po humbnin godinën, ku shkonin çdo natë dhe e mbushnin plot”.

Përpjekjet e bashkisë së Tiranës për të siguruar 30 milionë euro kredi për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, pas shembjes së godinës së vjetër, kreu i qeverisë Edi Rama i konsideroi pjesë të planit kombëtar për rimëkëmbjen e vendit.

“Ne kemi hyrë në një fazë tjetër dhe pikërisht sot që flasim jemi në gjendje ta bëjmë këtë, sepse e kemi plotësisht të mundur që në kushtet kur po synojmë një program tërësor financimi të ekonomisë dhe investimesh, kjo është një pjesë relativsht modeste në të gjithë bllokun e investimeve që do bëjmë. Brenda qershorit do të shpallim planin kombëtar të rimëkëmbjes dhe ai plan është një plan që synon një injektim shumë të fortë në ekonomi dhe që synon një nxitje të punësimit”, – nënvizoi Rama.

Lidhur me artikullin e botuar në “Le Monde”, Rama u shpreh se “Le Monde”  aktin barbar e ka në thonjëza, sepse kam pasur një bisedë me këtë gazetë, më kanë dhënë edhe të drejtën e replikës, kam shkruar edhe replikën dhe më kanë thënë shprehimisht që titulli është citim i njërit nga personazhet”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.