☁️
Tiranë 12°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $67,123 ▲ +0.94% ETH $2,031 ▲ +1.35% XRP $1.3549 ▲ +0.97% SOL $83.9700 ▲ +0.17%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Britani, 99 vite burg për shqiptarët e rrjetit të kokainës

Një rrjet kriminal, që siguronte fitime në disa milionë stërlina dhe që bashkëpunonte ngushtë me elementë kriminalë shqiptarë për tregtimin e kokainës, është shkatërruar nga autoritetet ligjzbatuese britanike.

Ky rrjet, i cili operonte në Anglinë qendrore dhe atë jugperëndimore, është dënuar me 99 vite burg në total. Në grupin prej 12 pjesëtarësh, 5 prej tyre ishin shqiptarë me banim kryesisht në Londër, të cilët furnizonin me kokainë pjesën angleze të këtij grupimi të strukturuar. Anglezët ua blinin kokainën trafikantëve shqiptarë për 35 mijë stërlina kilogramin, e fitonin 100 mijë stërlina nga shitja në rrugë.

Kokaina e një pastërtie mjaft të lartë, që shkonte deri në 90 për qind, dërgohej çdo herë me sasi nga një kilogram, në çdo dërgesë që vinte nga Londra në Anglinë qendrore, e transportuar me makina që ishin modifikuar enkas për të fshehur drogën, siç mësohet pas vendit të targave apo poshtë sediljeve.

“Pagesat në parà nuk bëheshin kurrë në të njëjtën kohë që shkëmbehej droga”, njofton shtypi britanik. Edhe pse dedektivët britanikë, që shkatërruan këtë rrjet përpara disa muajsh, nuk ishin në gjendje të mbikëqyrnin tërë kohën aktivitetin kriminal të këtij rrjeti anglezësh dhe shqiptarësh, ata kanë mundur të dokumentojnë rreth 17 dërgesa me drogë dhe besojnë se mund të ketë pasur edhe më shumë drogë të trafikuar.

Gjykatësi i çështjes, Murrey Creed tha se, “kishim të bënim me një sipërmarrje mjaft të sofistikuar, ku ishin përfshirë një numër i madh njerëzish në nivele të ndryshme dhe takime të organizuara në Britani dhe Spanjë”. Pjesëtarët shqiptarë të këtij rrjeti u dënuan nga 4 vite e gjysmë deri në 10 vite, 3 prej të cilëve me mbiemër të njëjtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.