☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,577 ▲0.74%
DOW 46,594 ▲0.55%
NASDAQ 21,836 ▲1.14%
NAFTA 99.68 ▼1.68%
ARI 4,791 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,121 ▲ +0.27% ETH $2,131 ▲ +1.46% XRP $1.3490 ▲ +0.37% SOL $83.9100 ▲ +1.48%
S&P 500 6,577 ▲0.74 % DOW 46,594 ▲0.55 % NASDAQ 21,836 ▲1.14 % NAFTA 99.68 ▼1.68 % ARI 4,791 ▲2.39 % S&P 500 6,577 ▲0.74 % DOW 46,594 ▲0.55 % NASDAQ 21,836 ▲1.14 % NAFTA 99.68 ▼1.68 % ARI 4,791 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Britania do të vijojë asistencën në fushat e forcimit të ligjit dhe uljes së korrupsionit

IMG_0050-466x350Drejtori i Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin e BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme Britanike, Owen Jenkins, i cili ndodhet për në vizitë disa ditore në Tiranë, zhvilloi të hënën një takim me Drejtoren e Përgjithshme të Doganave, Elisa Spiropali,
Të pranishëm në takim ishin edhe Ambasadori Britanik, Nicholas Cannon, si edhe të përfaqësuesve të stafit doganor të Crown Agents në Shqipëri. Të pranishmit diskutuan mbi veprimtarinë e Programit të Asistencës së Crown Agents në vend, bënë të ditur burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Z. Jenkins nënvizoi asistencën e vazhdueshme të Qeverisë Britanike për Shqipërinë, veçanërisht në fushat e forcimit të ligjit dhe uljes së korrupsionit.
Jenkins më pas inspektoi një nga grupet operative të Crown Agents në përbërje të të cilit janë edhe punonjësit e Doganave Shqiptare të emëruar me punë pranë këtyre grupeve operative. Ai u njoh me mënyrën e funksionimit të grupeve operative në të gjithë vendin dhe punën që po bëhet për të rritur nivelin e mbledhjes së të ardhurave dhe për të përmirësuar kapacitetet e tyre operative. Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe takohet me Doganat dhe Crown Agents
Nga ana e saj, Drejtoresha e DPD-së, Spiropali vlerësoi përpjekjet që po bëhen jo vetëm për sa i përket mbledhjes së të ardhurave por edhe për sa i përket marrjes së masave për shmangien e korrupsionit, duke
theksuar nevojën që këto ndryshime që po ndodhin të jenë të qëndrueshme. Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e përmirësimit të kontrolleve mbi mallrat me Akcizë dhe domosdoshmërinë
e ndihmës që Crown Agents po ofron në këtë fushë.
Drejtori i Programit të Crown Agents, David Smith, falënderoi z. Jenkins për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë Britanike dhe të Ambasadës në Tiranë për t’i asistuar Doganat Shqiptare në rritjen e nivelit të mbledhjes së të ardhurave dhe për përmirësimin e kapaciteteve operative

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.