roze

Britney Spears po planifikon të martohet

Mesa duket Britney Spears shumë shpejt do të quhet Britney Ebersol.

Këngëtarja 33-vjeçare është lidhur vetëm vitin e kaluar me producentin televiziv, Charlie Ebersol, por duket se gjërat kanë ecur shumë shpejt për ta, pasi po planifikojnë të martohen.

“Ata kanë biseduar rreth martesës dhe kishin menduar ta caktonin në muajin dhjetor, por për shkak të kontratës saj në Vegas, vendosën të martohen gjatë pushimeve të kësaj vere”, ka thënë një burim për gazetën britanike ‘Closer’.

Çifti ka qenë i pranishëm në ceremoninë e Billboard Music Awards ditën e diel, ku janë parë më të dashuruar se kurrë më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button