☁️
Tiranë 16°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,538 ▼0.82%
DOW 46,208 ▼0.48%
NASDAQ 21,678 ▼1.15%
NAFTA 93.67 ▲3.71%
ARI 4,445 ▼2.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,491 ▼ -3.39% ETH $2,080 ▼ -5.31% XRP $1.3754 ▼ -3.77% SOL $87.6800 ▼ -6.1%
S&P 500 6,538 ▼0.82 % DOW 46,208 ▼0.48 % NASDAQ 21,678 ▼1.15 % NAFTA 93.67 ▲3.71 % ARI 4,445 ▼2.35 % S&P 500 6,538 ▼0.82 % DOW 46,208 ▼0.48 % NASDAQ 21,678 ▼1.15 % NAFTA 93.67 ▲3.71 % ARI 4,445 ▼2.35 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Sporti

Broja e nis nga stoli, Bajrami si “9 fals”. Ja si pritet të startojë Shqipëria ndaj polakëve

Tashmë është në vitin e tretë si trajner i kuqezinjve, çka do të thotë stabilitet dhe vazhdimësi për trajnerin Sylvinho. E thënë ndryshe, braziliani ka bindjen e tij për formacionin startues që pritet të hedhë sonte në fushë, ndaj Polonisë, në gjysmëfinalen e “play off”-it të Botërorit.

Ai ka besuar vazhdimisht në një grup të caktuar futbollistësh, duke ruajtur kontinuitetin në fazat kyçe të ndeshjeve. Megjithatë, për sonte plani i tij pëson disa ndryshime të domosdoshme dhe deri diku të detyruara nga mungesat kuqezi, por edhe kundërshtari. Sikurse dihet mungon Rey Manaj, sulmuesi i preferuar i trajnerit brazilian, i cili u dëmtua vetëm dy javë para publikimit të listës.

Kjo mungesë në majën e sulmit, së bashku me formën jo të qëndrueshme fizike të disa futbollistëve, e detyron Sylvinho të ristrukturojë repartin ofensiv. Në Varshavë, nga minuta e parë, tre sulmuesit e zgjedhur pritet të jenë Arbër Hoxha, Nedim Bajrami dhe Myrto Uzuni. Ky është i njëjti kombinim sulmues që u përdor edhe ndaj Anglisë në “Air Albania”, një ndeshje ku kuqezinjtë treguan lojë të mirë në fazën sulmuese, edhe pse nuk shënuan dot ndaj “Tre Luanëve”.

 

Lojtarët më në formë me klubet e tyre si Muçi dhe Mehmeti pritet të aktivizohen gjatë ndeshjes, varësisht nga zhvillimi i lojës dhe nevojat taktike të Sylvinhos. Pjesa tjetër e formacionit mbetet e konsoliduar. Mesfusha do të udhëhiqet nga Qazim Laçi, Julian Shehu dhe Kristjan Asllani, duke funksionuar si “diga” përpara mbrojtjes dhe lidhje me sulmin.

Reparti mbrojtës është pothuajse i pandryshueshëm: Gjimshiti dhe Ajeti formojnë qendrën e mbrojtjes, me Mitaj në të majtë dhe Hysaj në të djathtë. Pra, Ismajli, edhe pse në formë të mirë te Torino e tij, pritet ta nisë nga stoli. Portieri Strakosha është në formë të shkëlqyer dhe pritet të sigurojë stabilitet maksimal mes shtyllave. Ky formacion tregon qartësisht linjat kryesore: mbrojtja e qëndrueshme, mesfusha lidhëse dhe sulmi i fleksibël.

The post Broja e nis nga stoli, Bajrami si “9 fals”. Ja si pritet të startojë Shqipëria ndaj polakëve appeared first on Telesport.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.