☁️
Tiranë 10°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,698 ▲1.7%
DOW 53,381 ▲3.08%
NASDAQ 25,797 ▲1.68%
NAFTA 88.57 ▼7.83%
ARI 4,074 ▲3.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,190 ▲ +3.16% ETH $2,414 ▲ +5.61% XRP $1.3033 ▲ +2.09% SOL $94.9000 ▲ +1.65%
S&P 500 7,698 ▲1.7 % DOW 53,381 ▲3.08 % NASDAQ 25,797 ▲1.68 % NAFTA 88.57 ▼7.83 % ARI 4,074 ▲3.4 % S&P 500 7,698 ▲1.7 % DOW 53,381 ▲3.08 % NASDAQ 25,797 ▲1.68 % NAFTA 88.57 ▼7.83 % ARI 4,074 ▲3.4 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Marta Kos anulon vizitën në Serbi: Glorifikimi i Mladiçit bie ndesh me vlerat e BE-së

– Komisionerja e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Kos vendosi për të mos vijuar me vizitën e planifikuar në Serbi, pas zhvillimeve që pasuan kthimin në Beograd të eshtrave të Ratko Mladiçit, i dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Kos thekson se glorifikimi i Mladiçit është i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat mbështetet rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, duke nënvizuar nevojën për përballje me të kaluarën, pajtim të vërtetë dhe respektimin e viktimave të krimeve të luftës.

”Ratko Mladiç u dënua për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Kthimi i eshtrave të tij në Beograd i kujton Evropës faqet më të errëta të historisë sonë të afërt”, shkruan Kos në X.

”Glorifikimi që po shoqëron vdekjen e tij është i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat ndërtohet rruga drejt BE-së. Kjo rrugë kërkon përballjen me të kaluarën, pajtimin e vërtetë dhe respektimin e viktimave të krimeve të luftës”, shtoi ajo.

”Vlerat që mbështesin të ardhmen tonë të përbashkët nuk janë të negociueshme. Në këtë kontekst, kam vendosur të mos e vijoj vizitën time të planifikuar në Serbi në këtë moment”, përfundon Kos./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.