☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.80 ▼3.19%
ARI 3,911 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,612 ▲ +1.09% ETH $2,308 ▲ +1.84% XRP $1.2601 ▲ +0.91% SOL $95.5200 ▲ +0.06%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.80 ▼3.19 % ARI 3,911 ▲0.31 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.80 ▼3.19 % ARI 3,911 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Breshëri godet rëndë bujqësinë në Devoll, dëmtohen sipërfaqe të tëra me të mbjella

Breshëri i një dite më parë që ka përfshirë fshatrat Dobranj dhe Bracanj në bashkinë e Devoll ka shkarkuar dëme të konsiderueshme në disa kultura bujqësore.

Dëmet më të mëdha sipas fermerëve janë shkaktuar në kulturën e fasules, ku mbi 80% e sipërfaqeve të mbjella kanë shkuar dëm. Dëmet më të mëdha, gjithnjë sipas fermerëve, janë në fshatin Dobranj, që ka si kulturë bazë fasulen.

“Shumë dëm pati. Të gjithë fasulet i shoi, i hodhi përdhe. Gjysmë ore vazhdoi. Me prodhimet rrojmë ne. Në ato e kemi kokën, fasulet”, thotë një fermer.

“Dëmi ka qenë rreth 70% i prodhimit që ishte jashtë. Me fasulet, kam 4 gra, 100 mijë në ditë. Tani Perëndia se qeveria… Ç’do bëjmë? Kam 3 hektarë me fasule. Rendimenti 4 kuintal, dy u dëmtuan. Rreth 20 kuintalë fasule. 10 milion lekë të vjetra”, shprehete një tjetër.

Ditën e sotme një grup pune i drejtorisë së bujqësisë së bashkisë Devoll mësohet të kenë shkuar në të dy fshatrat për të verifikuar dëmet e shkaktuara nga breshëri dhe më pas materialet t’i referohen drejtorisë rajonale të ekstensionit bujqësor. Duhet thënë se në të njëjtën periudhë gjatë viteve të fundit, fermerët e Devollit për shkak të reshjeve të shumta të breshrit kanë humbur kulturat e tyre bujqësore, përfshirë dhe mollët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.