⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,916 ▼ -0.1% ETH $2,243 ▲ +0.23% XRP $1.1621 ▼ -2.16% SOL $89.8900 ▼ -0.32%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por do të dështojë

BRUKSEL, 1 shtator /ATSH-DPA/ Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka shprehur solidaritetin e plotë të Bashkimit Evropian me Gjermaninë, pas dyshimeve për një tentativë sulmi nga Rusia në aeroportin e Leipzigut.

Von der Leyen deklaroi sot në mbrëmje se BE-ja do të qëndrojë e bashkuar përballë agresionit rus dhe do të pengojë çdo përpjekje për të cenuar lirinë dhe sigurinë në Evropë.

“Ne do ta mbajmë BE-në të bashkuar, pavarësisht këtyre akteve në rritje dhe serioze”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

“Rusia po përpiqet të mbjellë mosbesim dhe frikë në shoqëritë tona. Por do të dështojë. Dhe ne do të qëndrojmë përkrah Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, shtoi Von der Leyen në një postim në X.

Presidentja e Komisionit Evropian bëri të ditur se sot në mëngjes kishte zhvilluar një bisedë me kancelarin gjerman, Friedrich Merz për incidentin në aeroportin e Leipzigut.

“E sigurova atë se BE-ja qëndron në solidaritet të plotë me Gjermaninë përballë këtij sulmi nga Rusia”, shkroi ajo.

Von der Leyen tha gjithashtu se do ta diskutojë nesër çështjen me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Ajo njoftoi se ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare do të zhvillojnë gjithashtu konsultime, ku pritet të diskutohen edhe sanksione të mundshme. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.