⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,916 ▼ -0.1% ETH $2,243 ▲ +0.23% XRP $1.1621 ▼ -2.16% SOL $89.8900 ▼ -0.32%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Gjermania dhe BE akuzojnē Rusinë për sulmin në Lajpcig

BERLIN, 1 shtator /ATSH -ANSA/ – Gjermania e konsideron Rusinë përgjegjëse për sulmin hibrid të 4 gushtit në aeroportin e Lajpcigut.

Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, tha se hetimet policore, mënyra e kryerjes së sulmit dhe të dhënat e shërbimeve të inteligjencës çojnë në përfundimin se pas incidentit qëndron Rusia.

Dobrindt theksoi se incidenti nuk konsiderohet i izoluar, por pjesë e një serie veprimesh hibride që Berlini ia atribuon Moskës.

Në përgjigje, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, njoftoi masa të reja ndaj Rusisë. Konsullata ruse në Bon do të mbyllet, ndërsa do të ndërpritet kontrata për Shtëpinë Ruse në Berlin dhe do të forcohen kontrollet ndaj personave. Gjermania ka thirrur gjithashtu ambasadorin rus për ta informuar mbi masat e marra.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se kishte biseduar me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe shprehu solidaritetin e plotë të Bashkimit Evropian me Gjermaninë.

“Sulmet hibride nuk do të mbeten pa një përgjigje të qartë”, theksoi von der Leyen, duke bërë të ditur se çështja do të diskutohet edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Ndërkohë, Moska ka mohuar përgjegjësinë dhe ka paralajmëruar se do t’u përgjigjet vendimeve anti-ruse të Gjermanisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.