⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,916 ▼ -0.1% ETH $2,243 ▲ +0.23% XRP $1.1621 ▼ -2.16% SOL $89.8900 ▼ -0.32%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Kallas: BE-ja planifikon mision të ri për këshillimin dhe trajnimin e forcave të armatosura libaneze

BRUKSEL, 1 shtator /ATSH -AA/ – Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka deklaruar se blloku po planifikon një mision të ri për këshillimin dhe trajnimin e forcave të armatosura të Libanit, duke theksuar se nisma nuk synon të zëvendësojë forcën paqeruajtëse të OKB-së në vend.

Duke folur në një konferencë për media pas një takimi joformal të ministrave të Mbrojtjes të BE-së në Wicklow të Irlandës, Kallas tha se misioni i planifikuar do të përqendrohet në forcimin e kapaciteteve të forcave të armatosura dhe institucioneve shtetërore libaneze për të garantuar sigurinë në të gjithë vendin.

“BE-ja nuk synon të zëvendësojë UNIFIL-in. Ne po investojmë në kapacitetin e Libanit për të garantuar vetë sigurinë e tij”, tha Kallas.

Ajo tha se misioni mund të përfshijë trajnime dhe mbështetje në fusha të tilla si siguria kufitare dhe detare, si dhe forcimin e kapaciteteve të sigurisë së brendshme të Libanit.

Kallas tha se planifikimi i misionit po përparon mirë dhe se BE-ja synon të sigurojë një vendim të Këshillit të BE-së për nisjen e tij në tetor.

Ajo tha se BE-ja po punon ngushtë me qeverinë libaneze për të përcaktuar nevojat e saj dhe për të koordinuar kontributet e shteteve anëtare.

“Kur i numërova, kishte më shumë se 10 vende të gatshme të kontribuojnë me burime dhe personel”, tha ajo.

Sipas Kallas, ministrat diskutuan gjithashtu zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe sigurinë detare.

Ajo e përshkroi përshkallëzimin e armiqësive midis SHBA-së dhe Iranit si dëshmi se sa e brishtë mbetet situata në rajon, duke shtuar se përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit ende nuk kanë sjellë ndonjë përparim konkret.

Kallas tha se ministrat e Mbrojtjes të BE-së ranë dakord për nevojën e shtimit të mbështetjes për Ukrainën, krahas investimeve në kapacitetet mbrojtëse të vetë Evropës.

Ajo u bëri thirrje shteteve anëtare të BE-së të rishikojnë rezervat e tyre ushtarake dhe t’i ofrojnë Ukrainës kapacitetet e mbrojtjes ajrore për të cilat ka nevojë urgjente, veçanërisht raketat interceptuese Patriot që po i afrohen datës së skadimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.