🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 01 September 2026
S&P 500 7,627 ▼0.77%
DOW 52,765 ▼0.79%
NASDAQ 26,086 ▼1.08%
NAFTA 90.44 ▲5.46%
ARI 4,378 ▼2.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $77,267 ▼ -2.28% ETH $2,417 ▼ -2.57% XRP $1.3594 ▼ -2.08% SOL $99.9200 ▼ -4.43%
S&P 500 7,627 ▼0.77 % DOW 52,765 ▼0.79 % NASDAQ 26,086 ▼1.08 % NAFTA 90.44 ▲5.46 % ARI 4,378 ▼2.31 % S&P 500 7,627 ▼0.77 % DOW 52,765 ▼0.79 % NASDAQ 26,086 ▼1.08 % NAFTA 90.44 ▲5.46 % ARI 4,378 ▼2.31 %
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
01 Sep 2026
Breaking
Kronika

Hita gradon ‘Kryekomisar’ efektivin që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec! Shpërblim dhe për ata që kapën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka promovuar me gradën “Kryekomisar” ish-shefin e Stacionit të Policisë Roskovec, Mariglen Koroveshaj, për rolin e tij në shpëtimin e 24-vjeçares Rozalinda Plaku, e cila u mbajt peng nga ish-partneri i saj Refit Buzi pasi ai vrau prindërit e saj Kosta dhe Belere Plaku.

Gjatë një takimi me drejtues dhe efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Hita tha se Koroveshaj tregoi profesionalizëm dhe kurajë në një nga ngjarjet më të rënda kriminale të muajve të fundit.

Ngjarja ndodhi më 24 korrik në fshatin Vidhishtë të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi vrau me armë zjarri prindërit e ish-partneres së tij, Kosta dhe Belere Plaka. Më pas ai mori peng 24-vjeçaren Rozalinda Plaka dhe u largua me automjet. Pas rreth dy orësh negociata, Mariglen Koroveshaj arriti ta bindte autorin të lironte të renë, ndërsa pak më vonë Buzi vrau veten.

“E mora këtë vendim pa asnjë hezitim, sepse edhe Marigleni veproi pa hezitim për t’i shpëtuar jetën një vajze, e cila u mor peng nga ish-i dashuri i saj, pasi ai kishte vrarë më parë prindërit e saj. Në një prej situatave më të vështira me të cilat mund të përballet një punonjës policie, ai tregoi profesionalizëm, kurajë dhe përgjegjësi të lartë. Zgjodhi komunikimin dhe negocimin, arriti të krijojë kontakt me autorin, të menaxhojë situatën dhe, mbi të gjitha, të mundësojë shpëtimin e vajzës”, u shpreh Hita.

Nga dita e sotme, Koroveshaj do të marrë detyrë të re në strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi gjithashtu edhe punën e efektivëve të Policisë për kapjen e autorit të vrasjes së 20-vjeçarit portugez në Ksamil, i cili u arrestua teksa fshihej në bagazhin e një automjeti, si edhe për arrestimin e autorit të vrasjes së nënës dhe plagosjes së babait në Lushnjë.

“Në të dyja rastet, rezultati ishte produkt i punës në grup, i koordinimit dhe i profesionalizmit të punonjësve të Policisë, veçanërisht të efektivëve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Këto reagime le të shërbejnë si model për mënyrën se si duhet të veprojnë çdo ditë punonjësit e Policisë, të cilët duhet të jenë gjithmonë aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ta. Ky është misioni ynë dhe jam i vendosur të vlerësoj çdo punonjës policie që bën më shumë se detyra për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve”, theksoi Hita.

Në shenjë vlerësimi, me propozim të Drejtorit Vendor të Policisë Fier, efektivët e angazhuar në këto operacione do të shpërblehen me nga një pagë mujore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.