Bota

Brukseli dhe Havana rifillojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në sfondin e afrimit Kubë-SHBA

Bashkimi Evropian dhe Kuba rifilluan sot negociatat në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve të tyre në sfondin e afrimit historik mes Havanës dhe Uashingtonit.

dialog-be-kube1Shenjë e vullnetit të evropianëve për të mos mbetur pas, presidenca franceze njoftoi dje në mbrëmje se François Hollande do të zhvillonte një vizitë zyrtare në Kubë më 11 maj, gjë që përbën vizitën e parë të një presidenti francez në këtë vend.

Planifikuar për dy ditë në Havanë, seanca e tretë e dialogut BE-Kubë, nisur në maj të vitit 2014, do të përqendrohet në çështjet e ndjeshme të të Drejtave të Njeriut dhe hapjen politike. Palët kanë për objektiv arritjen e një marrëveshjeje për dialogun politik dhe bashkëpunimin për të kthyer faqen e një dekade marrëdhëniesh të ftohta.

“Ne kemi një program të fokusuar në temën e bashkëpunimit me ambicie për të filluar bisedimet për çështje të tjera si dialogu politik dhe tregtia për të hedhur bazat për etapat e ardhshme”, theksoi një diplomat evropian.

Ndërkohë që marrëdhëniet mes BE-së dhe Kubës janë ndërprerë zyrtarisht që prej vitit 2003, përfaqësuesit e tyre kanë rihapur dialogun me iniciativë të 28 vendeve të Bashkimit Evropian, të vendosur për të ndryshuar politikën dhe për të inkurajuar Havanën të kryejë reforma në fushën e të Drejtave të Njeriut.

Propozimi u pranua nga Kuba, e cila dëshiron që Bashkimi Evropian të braktisë ”qëndrimin e përbashkët” në fuqi që prej vitit 1996 dhe që kushtëzon bashkëpunimin evropian me regjimin komunist për progreset demokratike, veçanërisht përsa i përket të drejtave qytetare dhe politike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button