Bota
Brukseli jep 1,8 miliardë euro për Afrikën për çështjen e migrantëve
Evropianët paraqitën sot një fond për të ndihmuar Afrikën që të luftojë kundër arsyeve të migrimit, gjatë një mbledhje në Maltë.
Mbledhja e Veletës, që bashkoi për dy ditë rreth 50 krerë shtetesh dhe qeverishë nga të dy kontinentet, përfundoi me miratimin e një plani veprimi të përbashkët, duke listuar disa iniciativa që duhen aplikuar menjëherë.
Në këto bisedime me vendet afrikane, BE-ja ka ofruar 1,8 miliardë euro për të financuar projektet që synojnë të frenojnë migrantët afrikanë.
Nga ana tjetër Brukseli kërkon nga shtetet anëtare të sjellin edhe kontributet e tyre personale në mënyrë që kjo shumë të dyfishohet.