Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.09 ▲2.66%
ARI 4,492 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,636 ▲ +0.37% ETH $2,155 ▲ +0.27% XRP $1.4462 ▼ -0.48% SOL $90.0600 ▲ +0.64%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Brukseli për Greqinë: Zona euro miraton zhbllokimin e një ndihme prej 6,7 miliardë eurosh

Zona euro miratoi sot në parim dhënien e një ndihme prej 6,7 miliardë euro për Greqinë, pasi konstatoi se Athina kishte zbatuar reformat kryesore të kërkuara në këmbim të mbështetjes së saj.

“Ne përshëndesim miratimin e pothuajse të gjitha masave paraprake duke mundësuar dhënien, në të ardhmen, të 6,7 miliardë eurove”, deklaroi në një konferencë shtypi presidenti i Eurogrupit, Mario Centeno.

Portugezi njoftoi gjithashtu se zona euro do të jetë në gjendje në të ardhmen për të filluar punën teknike mbi masat për të lehtësuar boxhin grek, kërkuar nga Athina, por që po përballet me rezervat e disa vendeve, ku kryeson Gjermania.

“Greqia, e përfshirë në një borxh kolosal prej 180 për qind të PBB-së ka zbatuar 95-110 reforma ekonomike dhe sociale që i janë kërkuar”, nënvizoi komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Pierre Moscovici.

Këto reforma janë kërkuar nga kreditorët e Greqisë në kuadër të një programi të tretë ndihme, ndërmarrë në verë të vitit 2015nën drejtimin e Bashkimit Evropian, që parashikon në total kredi që arrijnë vlerën e 86 miliardë eurove.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.