🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,696 ▼0.78%
DOW 52,789 ▼0.13%
NASDAQ 26,312 ▼1.46%
NAFTA 99.29 ▲2.2%
ARI 4,079 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,731 ▼ -2.59% ETH $2,412 ▼ -2.58% XRP $1.3283 ▼ -2.3% SOL $105.1100 ▼ -1.79%
S&P 500 7,696 ▼0.78 % DOW 52,789 ▼0.13 % NASDAQ 26,312 ▼1.46 % NAFTA 99.29 ▲2.2 % ARI 4,079 ▼1.72 % S&P 500 7,696 ▼0.78 % DOW 52,789 ▼0.13 % NASDAQ 26,312 ▼1.46 % NAFTA 99.29 ▲2.2 % ARI 4,079 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Dje e arrestuan, sot e liruan! Tallje apo dështim?

Nga LUAN RAMA

Mbrëmë u arrestua drejtori i burgut të Peqinit.

Pretendimi?
U tha se një magazinë ku kultivoheshin disa mijëra rrënjë bimë narkotike qe pronë e tij.
Sot u lirua.
U tha se magazina – plantacion me drogë nuk qenka e drejtorit, por e vëllait të tij!
Një gabim?
Jo!
Është një skandal!
Prokuroria e arrestoi pa prova. Policia veproi pa kontrolluar faktet.
Më e pakta, a nuk mund të verifikohej më parë në zyrat e kadastrës a të hipotekës se e kujt është prona – provë krimi?!
Po Ministria e Drejtësisë çfarë bëri e çfarë bën?
Cili është qëndrimi i saj dhe përse nuk informohet opinioni?!
Një qytetar i pafajshëm (nëse lirimi i tij nuk është ndonjë kombinacion apo truk policor ose hetimor!), u vu padrejtësisht dhe në mënyrë arbitrare në pranga!
Kush mban përgjegjësi?
A u analizua ngjarja? Dhe nëse po, cilët u ndëshkuan për rastin në fjalë?
Ky nuk është thjesht një gabim njerëzor. As lajthitje në objekt nuk është.
Ky është arbitraritet.
Arrestimet pa verifikim nuk janë padrejtësi. Janë abuzim me drejtësinë, janë abuzim me detyrën. Janë shkelje e ligjit. Si të tilla duhen ndëshkuar.
Kush do të mbajë përgjegjësi?
Kush do të thotë “gabuam”?
Kush dontë thotë më fal!
Pa llogaridhënie, precedentët bëhen normë. Çdo qytetar mund të ndëshkohet padrejtësisht, çdo arrestim i pabazuar mund të përsëritet.
Ndëshkimi i shkelësve të ligjit nuk është opsion, është domosdoshmëri.
Në të kundërt, drejtësia shndërrohet në lojë, qytetari në shënjestër.
Në të kundërt nuk mund të ketë drejtësi dhe aq më pak besim te drejtësia!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.