☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,771 ▼0.16%
DOW 47,423 ▼0.59%
NASDAQ 22,691 ▼0.03%
NAFTA 87.59 ▲4.96%
ARI 5,185 ▼1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $70,628 ▲ +0.86% ETH $2,076 ▲ +1.91% XRP $1.3890 ▲ +0.46% SOL $87.1800 ▲ +1.37%
S&P 500 6,771 ▼0.16 % DOW 47,423 ▼0.59 % NASDAQ 22,691 ▼0.03 % NAFTA 87.59 ▲4.96 % ARI 5,185 ▼1.09 % S&P 500 6,771 ▼0.16 % DOW 47,423 ▼0.59 % NASDAQ 22,691 ▼0.03 % NAFTA 87.59 ▲4.96 % ARI 5,185 ▼1.09 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Ekonomia

BSH i shpall “luftë” euros, ja plani i Sejkos

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, njoftoi dje se këtë vit, në fokus të aktivitetit të Autoritetit Monetar do të jetë deuroizimi i ekonomisë vendit.

Kjo nismë, sipas tij, synon të fuqizojë më tej monedhën vendase, Lekun, proces ky që do të bëjë më të lehtë përçimin e stimulit monetar në ekonomi dhe do të rrisë stabilitetin financiar në vend, raporton Monitor.

Guvernatori tha pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës se plani synon të mbrojë atë pjesë të kredimarrësve në valutë dhe që i kanë të ardhurat në lekë.

Ai tha se për këtë qëllim, Banka e Shqipërisë do të përdorë dy mjete që janë në funksion të saj: Ponderimi i aktiveve në euro në një normë më të lartë dhe rinumërimi i rezervës së detyrueshme, duke favorizuar monedhën vendase.

Ai tha se përveç këtyre masave, publiku do të ndërgjegjësohet për të përdorur më shumë Lekun nëpërmjet një fushate të posaçme.

Gjithashtu në këtë mision, Banka e Shqipërisë do të bashkëpunojë edhe me institucione të tjera si Ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Guvernatori Sejko komentoi edhe zhvillimet në situatën politike në vend, duke lajmëruar një ndikim negativ në ekonomi nëse kriza zgjat.

Modelet tona të politikës monetare marrin në konsideratë zhvillimet elektorale. Natyrisht janë marrë parasysh edhe zhvillimet elektorale. Praktikisht modeli ka një korrektim, por ne shpresojmë që proceset të zhvillohen në afate”, tha Guvernatori.

Banka e Shqipërisë vlerëson të rëndësishme që reformat duhet të vijojnë dhe të mos ndikohen nga zhvillimet politike, shtoi ai.

Në rast se kriza politike do të jetë e tejzgjatur, pasoja negative do të ketë. Kjo ndikon në rritjen e pasigurive dhe kjo ishte e pritshme”, – tha Sejko.

Banka e Shqipërisë po monitoron situatën dhe në vijimësi do të kemi të dhëna të azhurnuara ku do të përfshihen edhe efektet e situatës politike në ekonomi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.