☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,391 ▼1.33%
DOW 45,364 ▼1.3%
NASDAQ 21,013 ▼1.84%
NAFTA 98.70 ▲4.47%
ARI 4,530 ▲2.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,841 ▼ -4.74% ETH $1,983 ▼ -4.13% XRP $1.3306 ▼ -2.27% SOL $82.7800 ▼ -5.26%
S&P 500 6,391 ▼1.33 % DOW 45,364 ▼1.3 % NASDAQ 21,013 ▼1.84 % NAFTA 98.70 ▲4.47 % ARI 4,530 ▲2.75 % S&P 500 6,391 ▼1.33 % DOW 45,364 ▼1.3 % NASDAQ 21,013 ▼1.84 % NAFTA 98.70 ▲4.47 % ARI 4,530 ▲2.75 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

BSH-ja, Rama takon Guvernatoren në detyrë. Gjoni dëshmon nesër në Prokurori

Rama-ne-Banke-320x181Skandali i vjedhjes së BSH-së dhe arrestimet e fundit, përfshirë dhe atë të ish-Guvernatorit  Fullani, e kanë përfshirë kryeministrin Edi Rama në një seri takimesh të rëndësishme me autoritete financiare vendore dhe të huaja.

Sot kreu i qeverisë ka qenë në zyrat e Bankës së Shqipërisë pranë sheshit “Avni Rustemi”, ku ka takuar Guvernatoren në detyrë, Elisabeta Gjoni. Ishte vetë kjo e fundit që e ka pritur Ramën në dyert e kangjellave të këtij institucioni. Ky është takimi i dytë i Ramës me Gjonin brenda 24 orësh.

Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit, Rama nuk do të dalë para medieve, por ndërkohë ka përcaktuar një konferencë për shtyp në orën 12:30 në mjediset e kryeministrisë.

Mësohet se gjatë takimit, kryeministri ka shprehur qëndrimin e qeverisë dhe të mazhorancës në mbështetje të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë, duke respektuar profesionalizmin dhe punën plot përkushtim.

Në ditët e fundit, Rama është takuar për çështjen e Bankës së Shqipërisë edhe me Presidentin Bujar Nishani, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe me ekspertë financiarë të FMN-së në vendin tonë.

Ndërkohë, Guvernatorja në detyrë, Elisabeta Gjoni, e cila më parë ka mbajtur postin e zv/Guvernatores së BSH-së si zëvendëse e Fullanit, do të pyetet nesër në Prokurori, ku do të dëshmojë para drejtuesve të akuzës për ato që di mbi vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit. Në të vërtetë thirrja në organin e akuzës ishte përcaktuar sot, por takimi me kryeministrin Rama e ka shtyrë praninë e Gjonit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.