☁️
Tiranë 18°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 103.63 ▲7.31%
ARI 4,750 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,713 ▼ -1.25% ETH $2,184 ▼ -1.34% XRP $1.3291 ▲ +0.05% SOL $81.9300 ▼ -0.45%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.63 ▲7.31 % ARI 4,750 ▼0.79 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.63 ▲7.31 % ARI 4,750 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Bullgaria nuk ka afate për t’ia dhënë dritën jeshile Republikës së Maqedonisë së Veriut

Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska tha dje se nuk ka afate që Bullgaria të japë dritën jeshile për negociatat ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Ministrja Gençovska u dëgjua nga deputetët në një takim sekret për rrjedhën e negociatave me Shkupin me kërkesë të deputetëve të GERB-it në lidhje me qëndrimin e Bullgarisë për anëtarësimin e fqinjit në BE dhe informacionet që u shfaqën në disa media se kryeministri ka arritur marrëveshje me Shkupin që drita jeshile do të jepet deri në fund të verës. Pak ditë më parë, ministrja e jashtme mohoi akuzat për marrëveshje prapaskenash dhe tha se kërkesat kryesore të Bullgarisë ndaj Shkupit mbeten të pandryshuara.

“Pala bullgare i përmbahet zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017, si dhe respektimit të të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi para pak kohe Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska. Sipas Gençovskas, Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë, kërkesën legjitime të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut që të përfshihet njësoj me të gjithë popujt e tjerë në Kushtetutën e saj. Një nga prioritetet kryesore, tha ajo është përparimi në punën e Komisionit të Përbashkët për Çështjet Historike dhe Arsimore, për të hartuar një kalendar për përkujtimin e përbashkët të asaj që ajo pretendon se është një “histori e përbashkët për të cilën tashmë është arritur marrëveshje”. “Do të kërkojmë një proces për modernizimin e kurrikulave në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha ministrja e Jashtme bullgare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.