Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.55 ▼1.05%
ARI 4,682 ▲1.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,394 ▲ +0.99% ETH $2,141 ▼ -0.8% XRP $1.4463 ▼ -0.28% SOL $89.2600 ▲ +0.23%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.55 ▼1.05 % ARI 4,682 ▲1.66 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.55 ▼1.05 % ARI 4,682 ▲1.66 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Bushati: Kriza, artificiale. Shtyrja e zgjedhjeve, jo në dorën tonë

Në një intervistë për “Euractiv”, kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati e cilësoi artificiale krizën politike në Shqipëri.

“Ju i referoheni bojkotit të opozitës, – i tha ministri i Jashtëm bashkëbiseduesit Georgi Gotev, – por kjo nuk është diçka e re në jetën politike anekënd Ballkanit, e ndoshta edhe Mesdheut do të thosha. Korrikun e kaluar i aprovuam me votë unanime ndryshimet kushtetuese, që lejojnë një implementim të patrazuar të Reformës në Drejtësi. Vendosëm një kusht barazie, sipas të cilit, pjesët më të rëndësishme të reformës do të mbështeten mbi këtë barazi politike”, shpjegon Bushati, duke kujtuar sesi aprovimi i Reformës në Drejtësi ishte një kusht themelor i BE-së për bisedimet e anëtarësimit.

“Tani që çdo gjë u kalua në Parlament, – vazhdon ai, – ndeshemi me bojkotin e opozitës. Në këtë situatë, dy mundësi kemi përpara nesh: e para të vazhdojmë zbatimin, ashtu siç ishte rënë dakord bashkë me opozitën në mënyrë që të procedohet jo vetëm me procesin e reformës, por edhe me axhendën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ose t’i shkojmë pas asaj. Mendoj se do të ndjekim mundësinë e parë e do të sigurohemi për zbatimin e Reformës në Drejtësi, e cila ka fituar popullaritet të gjerë mes qytetarëve tanë”, shton ai.

Bushati përcjell më tej bindjen se zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen në kushte normale, duke përmendur edhe ndihmën e misionit të OSBE-ODIHR-it.

“Ka disa afate kushtetuese në lidhje me zgjedhjet, – thotë ministri, – dhe ato janë respektuar gjithmonë. Zgjatja e mandatit nuk është në dorën tonë e as të forcave të jashtme. Është paradoksale, – vazhdon ai, – që opozita nuk kërkoi zgjedhje të parakohshme më parë, siç ndodh kudo në botë, por tani që po afrojnë zgjedhjet ajo pretendon shtyrjen e tyre”.

Bushati preku dhe çështjen e Maqedonisë, e tha se nuk ekziston një platformë e Tiranës, por thjesht një dokument i hartuar nga 3 prej 4 partive politike shqiptare të përfaqësuara në Parlamentin e vendit, i cili është mbështetur nga Tirana zyrtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.