Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 95.41 ▼0.15%
ARI 4,662 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,506 ▲ +1.7% ETH $2,147 ▲ +0.82% XRP $1.4460 ▲ +0.35% SOL $89.4200 ▲ +1.65%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 95.41 ▼0.15 % ARI 4,662 ▲1.22 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 95.41 ▼0.15 % ARI 4,662 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Bushati në Ministerial: Vëmendja e NATO, thelbësore për rajonin

Në maj udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen në Bruksel në Samitin e radhës. E në shërbim të këtij Samiti, në kryeqytetin belg zhvillohet Ministeriali i Aleancës, ku merr pjesë edhe ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

“Bisedime frytdhënëse në ministerialin e NATO-s në Bruksel në përgatije të Samitit të muajit maj. Rikonfirmuam rëndësinë e Aleancës transatlantike, ramë dakord për një angazhim të përforcuar të Aleancës në luftën kundër terrorizmit, për të vijuar me rritjen e buxheteve të Mbrojtjes, si dhe për një vëmëndje të shtuar në Ballkan ku roli i aktorëve të tretë ndikon në përkeqësimin e situatës së sigurisë”, thotë kryediplomati shqiptar.

Në kuadër të përpjekjeve për një shpërndarje më të drejtë të përgjegjësive brenda aleancës, Shqipëria ka rritur buxhetin e mbrojtjes në vitet 2016-2017, si dhe investimet për modernizimin e Forcave të Armatosura.

“Kontributet tona, konkrete dhe në rritje, e rendisin Shqipërinë krah aleatëve dhe partnerëve më aktivë në misionet dhe operacionet e NATO-s, duke përfshirë Afganistanin, Kosovën, detin Egje dhe së shpejti Letoninë”, thotë Bushati.

Ministri i Jashtëm shton se vëmendja e shtuar e NATO-s në rajonin tonë mbetet thelbësore për t’u bërë ballë sfidave të sigurisë me të cilat po përballet së fundmi Ballkani Perëndimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.