roze

Cameron Diaz në një situatë të sikletshme në publik

Të jetosh si ata, harron që në realitet ka dhe ditë me shi. Në një ditë të tillë është përballuar dhe Cameron Diaz, e cila teksa ishte drejtuar për të hipur në makinë, ka rrëshqitur nga shiu që ka rënë në Los Angelos natën e së shtunës.

Por “heroi” ishte aty për ta ndihmuar e për ta mos e lënë në “baltë”. Menjëherë, bashkëshorti i saj 43-vjeçar e ka ndihmuar Cameron, përpara se ajo të kishte pësuar ndonjë dëmtim.

E komentuar nga ne shqiptarët e tëra kjo mund të këtë ndodhur mbase dhe nga “syri i keq”, pasi 36-vjeçarja dukej shumë bukur me fustanin që mbante veshur dhe pse në të tillë forme jemi mësuar ta shohim gjithmonë bukuroshen bjonde.

Cameron dhe Benji u martuan në shtëpinë e tyre në Beverly Hills në janar të këtij viti, kur kishin vetëm shtatë muaj që ishin njohur, pasi u prezantuan nga Nicole Richie, e cila është mikja e ngushtë e Cameron dhe bashkëshortja e binjakut të Benji, Joel, kunata e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button