☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.85 ▼1.27%
ARI 4,787 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,117 ▼ -0.12% ETH $2,144 ▲ +2.1% XRP $1.3489 ▲ +0.77% SOL $80.9600 ▼ -2.22%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,787 ▼0.54 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,787 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Çefa vijon betejën gjyqësore: Dua të rikthehem në KLD si nënkryetar

Gjashtë muaj pasi u shkarkua me votat e mazhorancës, së bashku me anëtarin e KLD-së Lulzim Lelçaj, Elvis Çefa këmbëngul te rikthimi në detyrë si nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Shkak është bërë edhe zbardhja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në të cilin shfuqizohet si antikushtetues neni 4 i këtij ligji, në referim të të cilit u shkarkuan Çefa dhe Lelçaj.

Është Gjykata Administrative, ajo që pritet të hapë letrat për shkarkimin e të dyve nga Kuvendi, duke qenë se, pas padisë së tyre, kjo gjykatë e pezulloi gjykimin deri sa të shprehej Kushtetuesja.

“Mundësia e rregullimit të pasojave do të varet nga një qëndrim politik, përtej gjykatës, i mazhorancës. Nëse mazhoranca politike dëshiron me të vërtetë të kthejë ligjshmërinë, atëherë asaj i ngelet që të na rikthejë në detyrë, mua dhe zotin Lelçaj. Në rast të kundërt, sigurisht që zgjidhja e pasojave do të degradojë vetëm në efekte financiare, çka normalisht nuk e eliminon shkeljen e Kushtetutës në këtë rast”, tha Elvis Çefa, ish zv.kryetar i KLD.

Por ndërsa Çefa i ka sytë nga gjykata, nuk dihet ende sesi do të zgjidhet përtej aspektit gjyqësor kjo çështje, duke qenë se Kuvendi ka dërguar në Këshill dy përfaqësues të tjerë, e përkatësisht Albana Shtyllën e Vangjel Kostën.

Prej muajsh posti i zv.kryetarit në KLD vijon të jetë bosh, çka solli që kompetencat e tij t’i ushtronte Presidenti, në rolin e kryetarit të KLD-së.

“Janë anëtarë të zgjedhur nga kjo mazhorancë. Po i bëhet Presidentit të Republikës nga ministri i Drejtësisë një presion i padrejtë në opinionin tim, për të zgjedhur sa më shpejt zv.kryetarin e ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pra duket qartë që synimi i mazhorancës për të kontrolluar politikisht KLD-në, e nëpërmjet tij edhe sistemin gjyqësor, vazhdojnë të jenë konseguente”, tha më tej Elvis Çefa.

Ligji për KLD-në u dërgua së pari në Kushtetuese nga grupi parlamentar i PD, ndërkohë që ndryshimet në të janë goditur edhe nga vetë KLD-ja, me një padi të dytë. /

1 Koment

  • astrit 27 April 2015, 16:35

    ESHTE E HABITESHME SE ELVIS CEFA KERKON TE RIKTHEHET NE DETYREN E MEPARESHME,QE DO TE THOTE QE PADREJTESIA TE RIKTHEHET NE SHQIPERINE E CHVATUR NGA KETA PSEUDO GJYQTARE TE PERKRAHUR NGA I ASHTUQUAJTURI PRESIDENT,MENDOJ SE NE QOTE SE GHYQTARET E GHY ADMINISTRATIVE DO TA PERKRAHIN,ATEHERE DEL QARTE SE KORRUPSIONI NE DREJTESI NUK DO TE LUFTOHET KERE.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.