Kronika
Çeki, arrestohet shqiptari që dyshohet se vrau një izraelit në Berlin
Një shqiptar është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e një turisti izraelit në Berlin në fillim të kësaj jave. Lajmin e ka bërë të ditur policia gjermane.
28-vjeçari i dyshuar u arrestua të premten në Republikën Çeke, në një zonë pranë kufirit me Gjermaninë.
Policia ka njoftuar se shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e ka takuar 22-vjeçarin nga Izraeli në një hostel të Berlinit, më 3 prill dhe mendohet se e ka vrarë një ditë më pas.
Motivi i vrasjes nuk dihet ende.