☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.87 ▲2.24%
ARI 4,549 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,486 ▲ +1.15% ETH $2,060 ▲ +2.62% XRP $1.3577 ▲ +1.72% SOL $84.0800 ▲ +1.85%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.87 ▲2.24 % ARI 4,549 ▲0.53 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.87 ▲2.24 % ARI 4,549 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Cërrik, Toska: Punësimi, strehimi dhe bujqësia, prioriteti ynë

Kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Cërrikut, Altin Toska zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e lagjes Nr. 2, në Malasej.

Toska u njoh nga afër me kushtet e vështira ku ata jetojnë dhe u premtoi banorëve të kësaj lagjeje, se punësimi dhe strehimi do të jetë prioritet për këtë komunitet, dhe se bashkia e re do të angazhohet me projekte të ndryshme për këtë komunitet, pasi ka edhe mbështetjen e qeverisë.

“Ju keni shumë probleme me papunësinë, strehimin, furnizimin me ujë të pijshëm, mungesën e infrastrukturës rrugore, ndriçimin, moslegalizimet e banesave e shumë shërbime të tjera. Unë ju garantoj se do t’i zgjidhim të gjitha problemet së bashku. Punësimi dhe strehimi do të jetë prioritet për Bashkinë e re. Kanë filluar punimet në ujësjellës, që para zgjedhjeve të 21 qershorit që të furnizoheni me ujë të pijshëm, dhe mos të ketë kufizime. Unë ju premtoj që në bashkëpunim me qeverinë, do të legalizojmë dhe restaurojmë shtëpitë tuaja, do të ndriçojmë rrugët pranë banesave tuaja, si dhe mç kryesorja, do të restaurohen akset rrugore Elbasan – Banjë si dhe Gostimë- Mollas”, tha më tej ai.

altin toska.jpg 1Bashkia e re do të angazhohet me projekte të ndryshme për këtë komunitet, pasi ka edhe mbështetjen e qeverisë. Të gjithë jemi një, nga Selita në Cërrik. Është bashkia juaj, bashkia jonë”, tha Toska.

Më tej, në vazhdën e takimeve elektorale, kandidati Toska bashkëbisedoi dhe me banorët e fshatit Dasar, komuna Mollas, ku i premtoi se do të mbështesë punën e tyre, duke zhvilluar infrastrukturën rrugore dhe bujqësore. Ai premtoi se problemi i vaditjes së tokave bujqësore do të marrë fund, dhe shumë shpejt do të ndërhyjë në furnizimin me ujë nga Mollasi deri në Klos. Gjithashtu premtoi se do të investojë dhe në rrugën nga urat deri tek varrezat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.