☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 99.96 ▲2.14%
ARI 4,767 ▼1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,802 ▲ +0.71% ETH $2,197 ▲ +0.59% XRP $1.3405 ▲ +0.41% SOL $83.4300 ▲ +1.21%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.96 ▲2.14 % ARI 4,767 ▼1.07 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.96 ▲2.14 % ARI 4,767 ▼1.07 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Çështja “Brexit” varet nga njeriu më i rrezikshëm i Europës

Komisioni Evropian ka treguar se është i gatshëm të luajë fort duke emëruar “njeriun më të rrezikshëm të Evropës”, si kreun e ekipit negociator për të folur në emër të Brukselit përballë Mbretërisë së Bashkuar, në lidhje me kushtet e tërheqjes së saj nga blloku, raporton gazeta “Telegraph”.

Marrëveshja për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE do të arrihet “në tetor të 2018-ës, që çdo gjë të miratohet nga Parlamenti dhe Këshilli rreth marsit 2019”, tha Michel Barnier, kryenegociatori i Komisionit Evropian, këtë javë në konferencën e tij të parë për shtyp që kur u emërua në korrik për të formalizuar “Brexit”.

“Vendet e treta nuk mund të kenë të njëjtat të drejta dhe përfitime si shtetet anëtare për shkak se nuk janë subjekt i të njëjtave negociatave. Të katër liritë janë të pandashme”, tha ai duke iu referuar qëllimeve të Londrës për të mbetur pjesë e tregut të përbashkët, por pa marrë lëvizjen e lirë të personave.

Kush është Barnier?

Është një politikan francez 65 vjeç, i njohur në Mbretërinë e Bashkuar si “njeriut më i rrezikshëm në Evropë”. Ndërmjet viteve 1999 dhe 2004, ka qenë anëtar i Komisionit Evropian, ku ishte përgjegjës për politikën rajonale. Ai ka mbajtur disa poste ministrore në vendin e tij, duke përfshirë atë të Jashtëm, Bujqësisë dhe Mjedisit dhe poste të rëndësishme në Bashkimin Evropian.

Cilat janë prioritetet e tij në negociata?

Ka të ngjarë që të jetë një negociator i “ngurtë” dhe të adoptojë një qëndrim të ashpër për të mbrojtur interesat e BE-së. Ai këmbënguli se Londra do të duhet të pranojë rrugën “pa përjashtime” nëse do të ruajë qasjen në tregun e vetëm evropian.

Çfarë thonë njerëzit për Barnier?

Nick Clegg, ish zëvendës kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar dhe tani zëdhënësi i Liberal Demokratëve të Britanisë beson se emërimi i Barnier “ka alarmuar Londrën”.

Sylvie Goulard, i Parlamentit Evropian, i cituar nga Bloomberg , thotë se do të jetë i drejtë me Londrën, megjithatë, detyra e tij është që të “përfaqësojë pikëpamjet e pjesës tjetër të Bashkimit Evropian, dhe jo të kënaqë Mbretërinë e Bashkuar”.

Olivier Guersent një ish bashkëpunëtor i Barnier: “Ai mendon se një marrëveshje e mirë është gjithmonë më e më mirë se një konfrontim i keq, në të njëjtën kohë, nëse ka një përballje, ai nuk është i ndrojtur. Mund të jetë një negociator i ashpër, por i drejtë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.