Kronika

Çështja “Doshi”, Petrit Çinari padit në Gjykatën e Lartë deputetin e LSI-së Petrit Vasili

Ish-ushtaraku Petrit Çinari padit në Gjykatën e Lartë deputetin e LSI-së Petrit Vasili. Padia ka të bëjë me deklaratat që kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka bërë më 11 mars të këtij viti. Deputeti Vasili deklaroi se gruaja e Çinarit mori apartament nga Tom Doshi dhe se ky apartament iu fal që të ish-ushtaraku të kallëzonte Ilir Metën.

Ndërkohë vetë Çinari ka deklaruar se shtëpinë nuk ia ka blerë deputetit socialist, Tom Doshi pasi ka biznese. Petrit Cinari pati deklaruar se familjarë të Metës e kishin paguar për të vrarë Doshin. Ndërkaq deputeti Vasili tha se “Cinari

përveçse një person me probleme psikike ka marrë një apartament dhuratë nëpërmjet gruas së tij nga Tom Doshi në muajin gusht të vitit 2014″.

“Petrit Cinari gjoja personi i dytë që pretendon Doshi se do ta vriste, është person me probleme psikike të provuara me kartelën e tij mjekësore, i trajtuar nga institucionet të shëndetësisë shqiptare. Tom Doshi deklaroi dje se nuk e njeh këtë qytetar, veçse e ka marrë vesh rastësisht dëshminë e tij në prokurori. Por sot po ju bëj publike certifikatën e gjendjes familjare të Petrit Cinarit. Ai është i martuar me Alma Nasi Cinarin lindur në Libofshë të Fierit. Personi panjohur nga Tom Doshi, pa asnjë lidhje na rezulton se gruas të tij zoti Tom Doshi i ka bërë dhuratë një apartament 80 metra katrorë. Kjo dhuratë është bërë në gusht të vitit 2014, 3 javë para se të deklaronte vrasjen apo atentatin e përgatitur se do ndodhte”, pati deklaruar Vasili.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button