roze

Çfarë i ka ndodhur Zayn Malik?

Zayn Malik ka ngritur shqetësime për shëndetin e tij teksa është parë të shkojë në shtëpinë e të dashurës së tij Gigi në karrige me rrota.

Ylli i ish grupit One Direction shtyhej nga një asistente femër, teksa do të shkonte në apartamentin e Gigi në Nju Jork. Nga fotot duket se këmbën e majtë këngëtari e mbante pak të anuar, ndërkohë që nuk kishte veshur këpucë.

Fansat janë shqetësuar për këtë. “Shërim të shpejtë, ne të duam”, shkruan një fans i tij. “Ai nuk e meriton këtë, ai meriton gjithë lumturinë e botës. Shërim të shpejtë”, shkruan një tjetër.

Vetëm pak ditë më parë ata festuan ditëlindjen e 22-të të Gigi, dhe më pas u shfaqën se bashku rrugëve të Nju Jorkut. Ende nuk dihet se çfarë i ka ndodhur këngëtarit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button