roze

Chris Brown merr këshilla nga Pharrell Williams

Nëse Chris Brown do të ketë nevojë për këshilla nuk do t’i drejtohet as Kanye West, as Jay Z, por vetëm fituesit të “Grammy” dhe producentit muzikor, Pharrell Williams.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Chris ka treguar se këngëtari i hitit “Happy” është i vetmi njeri pas Michael Jackson, i cili e frymëzon atë.

“Ai është një nga personat që më frymëzon… është i qëndrueshëm, djalë i mirë, i respektueshëm dhe shumë i zgjuar”, ka thënë këngëtari, duke shtuar se nëse do të kishte nevojë për këshilla, personit të parë që do t’i kërkonte ndihmë është Pharrell.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button