Çka u zbatua e çka nuk u zbatua nga marrëveshja politike në Maqedoni
Marrëveshja politike vazhdon të zbatohet sipas planit të përcaktuar. LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja thonë se nuk do të ketë vonesa dhe shtyrje, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Mbështetje për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes janë dhënë nga ambasadori amerikan,Jess Baily, dhe ajo franceze, Laurense Auer.
Deri tani janë plotësuar këto pika:
23 korrik – u votuan ndryshimet në Ligjin për zgjedhje
25 korrik – KSHZ-ja publikoi listën e votuesve të dyshimtë
28 korrik – u votuan ndryshimet në Ligjin për punë të brendshme, Ligjin për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, Ligjin për procedura penale dhe Ligjin për Qeveri
Mbetet për t’u zbatuar:
18 gusht – afati i fundit i paraqitjes së votusve të dyshimitë
19 gusht (respektivisht 24 gusht) – formimi i komisionit ad-hoc për media
31 gusht – afati i fundit për takim të liderëve
2 shtator – Opozita emëron kryeredaktorin e RTVM-së (nëse zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor)
2 shtator – suspendim të ndryshimeve në Ligjin për MPB-në në drejtim të përgjegjësive të ministrit (nëse zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor)