☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,368 ▲ +0.73% ETH $2,066 ▲ +0.76% XRP $1.3149 ▼ -0.01% SOL $80.8100 ▲ +0.74%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Amerika

Clinton e Trump triumfojnë në Nju Jork, nominimi partiak duket i sigurt

Donald Trump dhe Hillary Clinton arritën të triumfojnë në parapraket e Nju Jorkut. Edhe pse ende nuk është mbyllur procesi i votimit, mediat amerikane raportojnë se manjati i pasurive të patundshme dhe ish-Sekretarja e shtetit janë fituesit e kësaj gare.

Nëse parashikimet e mediave amerikane janë të sakta, atëherë Trump dhe Clinton mund të jenë edhe dy kandidatët që mund të marrin bekimet e partive respektive për presidencialet e këtij viti, pasi epërsia e tyre vështirë të përmbyset nga rivalët.

Clinton ka siguruar 1758 delegatë ndaj 1076 të rivalit Sanders, ndërsa për të siguruar emërimin zyrtar të partisë kandidatit i duhen 2383 delegatë.

Në kampin republikan, para paraprakeve të Nju Jorkut, Trump kishte 744 delegatë, ndërsa Cruz 559 dhe Kasich 144. Kandidatit republikan i duhen 1237 delegatë që të sigurojë emërimin e partisë.

Fitorja e Donald Trump në Nju Jork ishte parashikuar me kohë, pasi ky është shteti i tij i lindjes dhe baza e perandorisë së tij të pasurive të patundshme. Rivalët Cruz e Kasich thuajse ishin dorëzuar me kohë dhe vëmendja e tyre është përqendruar në votimet e javës së ardhshme.

Ndryshe qëndronte situata për kandidatët në kampin demokrat, pasi sikurse Sanders, ashtu dhe Clinton, kishin lidhje të forta me Nju Jorkun. Sanders ka lindur në këtë shtet, ndërsa Clinton është zgjedhur 2 herë senatore.

Ndërkohë, është njoftuar se ka pasur disa parregullsi gjatë votimit, por asgjë serioze sa për të ndikuar në rezultatin përfundimtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.