Clinton kërkon publikimin e email-eve private
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka kërkuar Departamentit të Shtetit publikimin e email-eve nga llogaria e saj private, që ajo përdori për qeverinë amerikane gjatë kohës kur ishte në krye të këtij departamenti.
“Kërkova që opinioni publik të shohë email-in tim,” deklaroi Clinton.
“I kërkova Departamentit të Shtetit t’i publikojë ato. Më thanë se do t’i publikojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ajo.
Kandidatja e padeklaruar e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 ka qenë në qendër të diskutimeve politike që nga dita e hënë, kur gazeta ”New York Times” njoftoi se Clinton nuk kishte email zyrtar dhe se kishte përdorur email-in privat për çështje shtetërore.
”Gjatë katër viteve në Departamentin e Shtetit, Clinton nuk ka pasur kurrë një adresë elektronike të qeverisë federale, por ka përdorur një adresë personale më pak e mbrojtur nga rreziqet e piratimit”, nënvizoi e përditshmja.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.