Opinion

Çmenduri berishjane!?

Petro Dhimitri

Çudirat që sajon mendja e Berishës nuk kanë fund. Të enjten e kaluar ishte deputeti Salijanji që ndezi një flakëhedhës, duke çuditur jo vetëm të pranishmit, po dhe popullin gjynahqar që pret të shijojë me ëndje seancat e Kuvendit. Si nëpër filmat për kohën e Mesjetës deputetët e përjashtuar nga seancat parlamentare u kacavjerrën dukshëm për të hyrë si hajdutë nga dritaret e Kuvendit. Kur i pashë thashë me vete: ” Më turp nuk ka se ku të shkojë?!”. E kisha patur gabim. Sot si e enjtja e seancave plenare, 9 nëntor, 2023, deputeti Saimir Koreshi përdori tymuese për të çorientuar dhe penguar punimet normale të seancës .Deputeti Brisha, i gëzuar sa s’ka si thuhet, duartokiste për atë akt rrugaçërije. Pra, kishte edhe më keq nga veprimi i Salianjit! Deri ku mund të përshkallëzohet e keqja nga Berisha dhe pasuesit e tij? Këtë mund ta dinë vetëm mendjet e tyre të sëmura. Duan me çdo kusht të bllokojnë punimet e Parlamentit për çështjen e komisioneve, kur për atë ngërç fare mirë kishin dhe kanë të drejtë t’i drejtohen Gykatës Kushtetuese. Kanë gjetur kështu një pretekst për të vazhduar kryengritjen e tyre pa kthim deri më 2025 kur kanë për të rrëzuar qeverinë në pushtet. Pse them pretekst, sepse i gjithë populli e mirëdi që Sali Ram Berisha po bën të gjitha përpjekjet, qofshin ato ogurzeza, për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë që e ka akuzuar atë për korrupsion pasiv. Një fjalë goje kjo që të dënon nga 4 deri në 14 vjet heqje lirie! Del që marrëzia e tij  dhe e pasueve të verbër të doktorit, qofshin deputetë të Rithemelimit, është e mirëmenduar dhe, siç pohojnë ata vetë, ka për t’u përshkallëzuar. Deri në ç’pikë? Këtë sekret e di vetëm ish Presidenti, ish kryeministri dhe ish kryetari i PD-së, Berisha. Pra, Shqipëria për afro 17 muaj ka për të qenë me një parlament si fole grerëzash dhe mbase me veprime të tjera ku nuk mund të përjashtohen shashkat dhe djegiet?! O zot ku po na çon ky njeri tribal me bandën e tij!

         Në vend që para organeve të drejtësisë të paraqitet për të mbrojtur të vërtetat e tij, po qenë të tilla, ai flet vetëm para gazetarëve që nuk mund ta fajësojnë dhe as çfajësojnë për akuzat që i bëhen. Pse e di mirë që nuk ka si t’i mohojë ato të vërteta para trupit gjykues, del nëpër televizione dhe bën të pafajëshmin. Ashtu si shkatërroi PD-në dhe opozitën ashtu kërkon, ditë për ditë, të destabilizojë Shqipërinë .Mundësisht t’i vërë flakën arritjeve të këtyre 30 viteve e kusur. Nuk mund të themi se janë shumë, nuk mund të themi as, se të majtët nuk kanë bërë dhe bëjnë gabime, po nuk ka as edhe një shkas serioz (veç hallit vetjak të Nongratës ndërkombëtar,) që populli të ngrihet në këmbë për të mbrojtur një njeri të akuzuar, më në fund, dhe nga drejtësia jonë e rinovuar.
         Lind pyetja:  deri kur ky demon i së keqes, ky urdhërvrasës i 21 janarit dhe miratues i Gërdecit ku humbën jetën 26 vetë bashkë me shumë shkelje të tjera ligjore që i di dhe mbarë bota, ka për t’u lënë i lirë që jo vetëm të bllokojë foltoren me karrike, të pengojë deputetët me ”trimat” e tij që të mos flasin të tjerët, të hedhin tymuese e kushedi se ç’trillim tjetër ka për të na xjerrë të enjten e rradhës së seancës plenare ?! Ç’pret më SPAK-u kur ai e ka bëre të ditur që nuk paraqitet, me pretekstin që është shkelur Kushtetuta?! Pse po vonon kaq shumë masa e arrestit shtëpiak për këtë trim mbi trima që për vite ma rradhë i ka bërë ligjet si ka dashur vetë dhe i ka shkelur po kur ka dashur vetë?! Madje dhe arresti shtëpiak është pak për atë njeri, sepse prej shtëpisë përmes telefonave dhe korrierëve ka për të vazhduar të drejtojë dishepujt e tij fytyrëvrerosur. Vetëm arresti në qeli jo vetëm ka për ta ndaluar Luanin të djegë Shqipërinë dhe të shkrumbosi edhe Kuvendin, po menjëherë do të struken si pulat edhe ato pak ”trima” që po i përdor në vend të shashkave  në foltoren e shenjtë të Kuvendit. Mbase ndokush prej tyre mund të ketë shkelur haptas dhe ligjin. Në asnjë rresht të Kushtetutës nuk shkruhet se do të dënohen ata që hedhin tymuese e thyejnë karrike, sepse hartuesit e saj kanë qenë njerëz normalë dhe nuk mund të arrinin deri aty sa të parashikonin këtë katraurë ose thënë më saktë këtë ÇMENDURI BERISHJANE.
            Është e natyrshme durimi dhe heshtja e socialistëve. Ata janë kaluar sepse drejtësia po vepron.Po presin se si ka për të verpruar SPAK-u që i ka udhëzimet e sakta nga SHBA. Po Presidenti Bajram Begaj pse nuk pipëtin fare? Bllokimi i Kuvendit është një veprim sa dashakeqas aq dhe i dënueshëm. Derisa javë apo muaj kanë për t’u lejuar ”kryengritësit” të ndalojnë punën normale të organit ligjvënës? A nuk është ky një veprim në kundërshtim flagrant me rregulloren e miratuar të Kuvendit? Pa tjetër që është. Atëhere le të veprojë, qoftë për t’i zhvilluar Kuvendi punimet vetëm përmes Z00M-it ose edhe të ketë një pushim deri sa SPAK të vendosi për fatin e të vetmit shqiptar që kategorikisht rrefuzon të paraqitet te organet e drejtësisë. Me sa di as edhe një president sado i fuqishëm të ketë qenë nuk ka nxjerrë pretekste për të kundërshtuar drejtësinë. Rasti më i freskët është ky i ish Presidenti Trump që, bashkë me juristët, ka dalë dhe ka për të vazhduar dalë përpara organeve të drejtësisë për t’u mbrojtur nga akuzat. Edhe ish Presidenti i Francës, zoti Sarkozi gjithashtu iu përgjigj në sallën e gjykatës akuzave të ngritura për të. ”Mirë e ke ti, Petro,-mund të thotë ndonjëri,- po ata nuk kanë lindur në shpellat e Tropojës dhe nuk kanë qenë për as edhe një seancë pacientë të profesorit psikiatër Ylvi Vebiu?!’
              Një vizitë mjekësore e specialistëve psikiatër kishte për të qenë një ndihmë e madhe. Po të jetë normal kryengritësi shkelës ligjesh e ka vendin në qeli. Në është vërtetë i sëmurë, si duan të thonë disa, për çdo të dënuar ka spitale për kurim. Të sëmurët psikikë ligji i favorizon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button