“Çmimet Emmy”, udhëheq saga “Game of Thrones”
Saga “Game of Thrones” vendosi diktatin e saj sa i përket nominimeve për “Çmimet Emmy” gjatë kësaj të enjteje, duke siguruar plot 23 kandidatura përfshi edhe atë të “dramës më të mirë”, ndërkohë që një tjetër vepër epike reale vrasjesh dhe personazhesh të njohura, si “The People v. O.J. Simpson” e ndjek me 22 nominime.
“Game of Thrones”, e cila siguroi një rekord prej 12 çmimesh “Emmy” vjeshtën e kaluar, përfshi “dramën më të mirë”, do të ketë një tjetër mundësi të artë për të siguruar për të dytin vit radhazi çmimin më prestigjioz.
“Veep”, që vitin e kaluar fitoi çmimin e “serialit komedi më të mirë”, do të ketë gjithashtu një tjetër mundësi për të ruajtur këtë trofe si udhëheqësja e komedive me plot 17 nominime.
Nominime të shumta ka siguruar edhe “zezaku” i vitit të dytë gjimnazist, një sukses për yjet e saj Anthony Anderson dhe Tracee Ellis Ross. Këta janë mes një sërë aktorësh me ngjyrë të vlerësuar nga votuesit, të cilët duan të ruajnë diversitetin, në një kontrast të thellë me “Academy Awards”, e cila u akuzua rëndë gjatë këtij viti pasi u cilësua si “Oscars so White”.