Ekonomia

Çmimi i energjisë “më i lirë”, kompanitë paraqesin kostot e reja

Kostot e reja të energjisë mund të jenë më të lira. Pas kërkesës zyrtare të bërë nga kompanitë e shpërndarjes, transmetimit dhe prodhimit të energjisë, përllogaritjet flasin për më pak kosto për qytetarët. Duke shtuar këtu dhe liberalizimin e tregut, energjia mund të blihet më lirë nga konsumatori.

Kompania e Shpërndarjes së Energjisë OSHEE ka përllogaritur një tarifë mesatare të shpërndarjes së energjisë për këtë vit 4.78 lekë për kilovatorë. Kjo tarifë përfshin të gjitha shpenzimet që OSHEE ka përllogaritur për kostot e punës, investimeve, borxheve humbjeve, etj dhe është kërkuar të aplikohet për periudhën 31 mars-31 dhjetor 2017.

Kërkesa miratimin e tarifës se re është dorëzuar në Entin Rregullator të Energjisë (ERE). Kjo do të thotë se 1 kë/h energji kushton të shpërndahet 4,78 lekë pa llogaritur çmimin e blerjes dhe te transmetimit te energjisë. Sakaq OST ka kërkuar dyfishim të tarifës së transmetimit me 1.17 lekë për kilovatorë nga 0.65 lekë që është aktualisht.

Ndërsa OST dhe OSHEE kanë aplikuar për tarifat e reja, burimet në KESH pohojnë se kompanisë se prodhimit i duhet një tarifë së paku 2.8 lekë për kilovatorë ku përllogaritet mbulimi i të gjithë shpenzimeve dhe një fitim minimal. Duke qenë se tashme të gjitha kompanitë kanë përvijuar tarifat e reja të cilat kanë brenda të gjitha kostot dhe fitimin për prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjes, totali i çmimit të energjisë shfryhet.

Duke mbledhur tarifat e kërkuara të shpërndarjes 4,78 lekë për kilovatorë, tarifën e prodhimit 2.8 lekë për kilovatorë dhe atë të transmetimit 1.7 lekë, çmimi mesatar  i energjisë në total shkon 9.2 lekë për kilovatorë. Por me liberalizimin e tregut tarifat do të paguhen me nivel tensioni.

OSHEE ka kërkuar që për konsumatorët e rrjetit 35 kilovolt tarifa e energjisë të jetë 2.31 lekë për kilovatorë nga 1.5 lekë që është aktualisht.

Për konsumatorët në rrjetin 6-20 kilovatorë  tarifa e shpërndarjes llogaritet 3.9 lekë. Duke përfshirë edhe kostot e furnizimit dhe të transmetimit çmimi i energjisë për këtë kategori konsumatorësh i bie 10.3 lekë nga 11 lekë për kilovatorë që është aktualisht. Për konsumatorët familjarë tarifa e shpërndarjes e kërkuar është 4.99 lekë.

Duke përfshirë edhe kostot e furnizimit dhe të transmetimit çmimi i energjisë për këtë kategori konsumatorësh i bie 11.39 lekë nga 14 lekë për kilovatorë që është aktualisht çmimi për këtë kategori aktualisht.

Por nëse ERE miraton nivele më të ulëta tarifash nga se kanë kërkuar kompanitë publike çmimi i total e i energjisë shfryhet edhe më shumë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button