Kosova

Çollaku: Kosova pret vendim pozitiv për liberlaizimin e vizave

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti sot në takime të ndara ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, si dhe ambasadorin e Sllovenisë, Miljan Majhen.

Çollaku theksoi se pret që Komisioni Evropian të prezantojë raportin përfundimtar, ku do të konfirmohet se Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Me diplomatët Pfandler dhe Majhen, ministri Çollaku ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe i ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës e sidomos në fushën e integrimit evropian.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Integrimeve, duke diskutuar për agjendën evropiane, ambasadorët përgëzuan ministrin Çollaku për nënshkrimin dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ndërsa sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, ministri Çollaku ka theksuar se pret që Komisioni Evropian të prezantojë raportin përfundimtarë ku do të konfirmohet se Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Po ashtu u ka thënë diplomatëve se Kosova pret që shtetet mike si Austria dhe Sllovenia të përkrahin heqjen e regjimit të vizave, për çka ka marrë rikonfirmimin e tyre

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button