Kosova

Daka nënshkruan Deklaratën e pranimit në ACEEEO

Pas anëtarësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës në Asociacionin e Zyrtarëve Zgjedhor Evropian (ACEEEO), kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka nënshkroi Deklaratën e pranimit në ACEEEO.

Në këtë Deklaratë, ndër tjerash thuhet: “Në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës përmes kësaj deklarate konfirmoj qëllimin tonë për t’u bërë anëtar institucional i Asociacionit të Zyrtarëve Zgjedhor Evropian (ACEEEO)”.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Tiranë, në përmbyllje të Konferencës së 25 vjetore të ACEEEO-s, ku morën pjesë përfaqësues nga rreth 40 shtete të botës.

Pas nënshkrimit, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka shprehu falënderim për mbështetjen që i është dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke u bërë anëtari i 25-të i ACEEEO-s, si dhe u zotua për të dhënë kontribut të çmuar në fushën e zgjedhjeve.

Kurse, presidentja e ACEEEO-s dhe njëherësh kryetarja e KQZ-së së Shqipërisë,  Lefterije Luzi i uroi sukses Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në angazhimin e ri dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e kësaj konference.

Anëtarësimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në ACEEEO u bë i mundur pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të këtij Asociacioni.

Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhor Evropian (ACEEEO) promovon institucionalizimin dhe profesionalizimin e procedurave demokratike në regjion, si një organizatë regjionale jo-fitimprurëse, që është e pavarur nga partitë politike dhe qeveritë me status ligjor të bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button