Zgjedhjet lokale 2015

Dako në zonën e ish kënetës: Urbanizim i plotë për të gjithë zonën e Durrësit të Ri

“Kemi kryer shumë investime në zonën e Durrësit të ri, kemi rrugë të reja, ndriçim, gjelbërim, një shkollë të re dhe një çerdhe të re që sapo ka filluar të ndërtohet dhe do të vazhdojmë në mandatin tjetër me të tjera investime për këtë zonë pasi qëllimi ynë është urbanizimi i plotë i Durrësit të ri”, ka deklaruar kryebashkiaku aktual si dhe kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për mandatin e ardhshëm Vangjush Dako në takimin e zhvilluar në zonën e ish kënetës në lagjen 14.

Kryebashkiaku Dako deklaroi se vjen në këtë zonë me premtime të mbajtura pasi investimet e bashkisë në zonën e Durrësit të ri kanë qenë të shumta ku sapo janë rikontruktuar 10 rrugë në këtë zonë sipas standarteve.

Banorët e zonës e kanë falenderuar kryebashkiakun për këtë punë të madhe që është bërë në rregullimin e infrastrukturës së zonës duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e tyre të jetës.

Po kështu kryebashkiaku Dako deklaroi se kjo zonë do të vazhdojë të urbanizohet ndërkohë që zona e lirë ekonomike që do të ndërtohet në zonën e Spitallës do ti japë zgjidhje problemit të punësimit të banorëve të Durrësit të ri që ndodhet pranë zonës së Spitallës por edhe të të gjithë qytetit pasi në këtë investim do të hapen mijëra vende pune.

Vangjush Dako në zonën e ish kënetës(1)Kryebashkiaku Dako deklaroi se edhe furnizimi me ujë të pijshëm i kësaj zone do të marrë zgjidhje përfundimtare me investimin e bankës botërore puna për të cilin fillon në gusht dhe në përfundim të punimeve banorët e Durrësit të ri dhe të gjithë bashkisë së Durrësit do të furnizohen me një sasi tre herë më të madhe me ujë të pijshëm.

Dako takime në bizneset fasone: Kujdes social dhe rol edhe më i madh për gruan në qeverisje

Bashkia e Durrësit jo vetëm ka punuar për modernizimin e qytetit nëpërmjet investimeve shumë planëshe në rrugë, hapësira publike, ndriçim, mjedis, shkolla, kopshte, sheshe, parqe, kanalizime si dhe me projekte madhore që po ja ndryshojnë faqen Durrësit, por edhe në drejtim të rritjes së rolit të gruas në jetën e qytetit,  si dhe të kujdesit social ndaj saj.Kryebashkiaku Vangjush Dako takime në bizneset fasone(1)

Këtë fakt kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, e ka nënvizuar edhe gjatë një serie takimesh të zhvilluar në Shkozet, në ambientet e disa aktiviteteve tregtare në fushën e rrobaqepsisë, ku shumica e të punësuarve janë gra.

Kryebashkiaku Dako duke parë stampat e punimeve të këtyre rrobaqepsive me markën Made in Albania deklaroi se mijëra gra e vajza që punojnë në fasonët e Durrësit kontrobuojnë me punën e tyre cilësore në ngritjen lart të emrit të vendit.

Po kështu kryebashkiaku Dako deklaroi se Bashkia do të jetë në mbështetje të sipërmarrësve dhe u zotua për uljen 30 % të taksës së pasurisë së tyre.

Kryebashkiaku Vangjush Dako takime në bizneset fasone(3)Gjatë këtyre takimeve kryebashkiaku Dako ka vënë theksin në punën e vazhdueshme të Bashkisë që barazia gjinore të mos jetë një deklamim politik, por një realitet konkret. Dako ka nënvizuar përpara të pranishmeve se Bashkia e Durrësit është e para në Shqipëri që ka hapur një zyrë për barazinë gjinore.

“Ne nuk jemi mjaftuar vetëm me hapjen e kësaj zyre, por kemi zhvilluar edhe punë konkrete në drejtim të ndihmës sociale që u kemi afruar shumë grave në nevojë. Kjo është një provë serioze e angazhimit tonë që puna e Bashkisë të ketë edhe dimensionin social, dimension i cili ka të bëjë me dinjitetin njerëzor dhe ndërtimin e një shoqërie sa më të drejtë”, ka nënvizuar Dako.Kryebashkiaku Vangjush Dako takime në bizneset fasone

Sipas tij, Bashkia, ashtu si deri më sot, do të vijojë me politikat e saj mbështetëse në drejtim të rritjes së rolit të gruas jo vetëm në në zhvillimin e qytetit, por edhe të rritjes së mbështetjes sociale për këtë kategori, si dhe të promovimit të vlerave të tyre. Po kështu kryebashkiaku Dako deklaroi se Bashkia e Durrësit do të vazhdojë punën e saj në drejtim të transformimit të qytetit në gjithë territorin e ri të Bashkisë për të kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetës të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button