☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 103.92 ▲3.8%
ARI 4,703 ▼2.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,863 ▼ -1.1% ETH $2,074 ▼ -0.67% XRP $1.3186 ▼ -1.18% SOL $78.6800 ▼ -4.82%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 103.92 ▲3.8 % ARI 4,703 ▼2.3 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 103.92 ▲3.8 % ARI 4,703 ▼2.3 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Debat i nxehtë në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive

Alsat-M njofton se deputetët e OBRM-PDUKM-së edhe në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve vazhduan me ndërhyrjet procedurale duke e stërzgjatura debatin, veprim ky që nxiti polemika mes deputetët e shumicës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Në rend ditë të komisionit ishin raportet për dy vitet e kaluara të punës së Këshillit Buxhetor Gjyqësor dhe realizimi i Buxhetit Gjyqësor dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

”Mendimi i Qeverisë për këto raporte është punë e saj, por ne nuk duhet as këtë, as qeverinë e kaluar dhe qeveritë vijuese ti kursejmë për punën e tyre që të shqyrtoj një raport të caktuar, dhe ministria përgjegjësedhe e tërë qeveria të jep mendim për raportin e caktuar. Në fund të fundit, mendimi i Qeverisë paraqet respekt për punën e komisioneve shtetërore, ndaj raporteve të institucioneve dhe punës së Kuvendit”, deklaroi Antonio Milloshoski, OBRM-PDUKM.

Por, deputeti socialdemokrat, Hari Llokvenec, tha se kjo që ndodhi sot në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve, është diçka e parë dhe e pritur nga OBRM-PDUKM-ja.

”Si përfundim i diskutimit tim, ju lus, mos tentoni nëpërmjet vërejtjeve dhe fjalimeve të pa baza procedurale të anulohet puna edhe e Komisionit, edhe të Kuvendit sepse është e rëndësishme që kjo shtëpi ligjvënëse të jetë sa më efikase dhe efektive”, deklaroi Hari Llokvenec, LSDM.

Në një moment të debatit kryetari i Komisionit, Aleksandar Kiracovski u detyrua të jep gjysmë ore pushim duke i paralajmëruar deputetët e OBRM-PDUKM-së që mos të vazhdojnë me replikat dhe ndërhyrjet proceduralet sikur që ishte rasti në seancën konstituive të Kuvendit, mirëpo edhe pas pushimit, anëtarët e OBRM-PDUKM-së nuk i dëgjuan këshillat e Kiracovsit dhe vazhduan me replikat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.