Debati i republikanëve, Bush e quan Trumpin “kandidat kaotik”
Debati i kandidatëve republikanë ka kaluar nën shenjën e sigurisë kombëtare, kjo për faktin se ishte debati i parë që pas sulmeve të Kalifornisë dhe atyre të Parisit. Ashtu edhe sikurse në paraqitjet e mëhershme publike, kandidatët kishin gjëra të ndryshme në kokë kur bëhej fjalë për mbrojtjen nga terroristët e ISIS.
Njeriu që po udhëheq me sondazhet, Donald Trump u vu në mbrojtje që në fillim të debatit, pasi edhe Jeb Bush e quajti atë një “kandidat kaotik”. Po ashtu, edhe senatorët Marco Rubio de Ted Cruz u përplasën për mbikëqyrjen e qeverisë.
Javë më parë, Trump propozoi që t’ju ndalohej hyrja të gjithë myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si masë mbrojtëse kundër terrorizimit. Pikërisht kjo deklaratë bëri që ai të sqarohej.
“Ne nuk jemi duke folur për izolimin, ne jemi duke folur për sigurinë. Ne nuk jemi duke folur për religjionin, por për sigurinë”, tha Trump.
Të gjithë kandidatët e tjerë republikanë u distancuan nga propozimi i manjatit, me senatorin Lindsey Graham i cili ju kërkoi falje liderëve myslimanë në SHBA duke thënë se “Trump nuk i përfaqësonte republikanët”.
Megjithatë, Trump ka thënë se është ideologjikisht republikanë dhe se angazhohet çdo ditë për partinë, duke shprehur edhe respektin për udhëheqësit. Ai gjithashtu ka bërë një koment për Presidentin sirian, Bashar al-Assad, duke thënë se “është njeri shumë, shumë i keq”.
“Vendi ynë nuk është duke fituar më. Ushtria, tregtia, ISIS, vetot, kudjesi shëndetësor. Asgjë nuk funksionon në vendon tonë. Nëse zgjidhem President ne do të fitojmë sërish dhe do ta bëjmë këtë vend të madh, si asnjëherë tjetër”, tha në fjalën përmbyllëse Trump.
“Pyesni veten: Cili kandidatë ju bën ju dhe vendin të jeni të sigurtë e të fortë. Kam dëshmuar veten si guvernator. Nuk bëj premtime false. Mbaj Amerikën të sigurtë, voo Bush”, deklaroi Jeb Bush në fjalën përmbyllëse.